Datë: 17 nëntor 2021
Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
1.Sekretar
2.Arkëtar
3.Referent për shërbime të varrimit
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të kenë të kryer:
a) Sekretar: Medresenë, Fakultetin Juridik
b) Arkëtar: të ketë të kryer Medresenë dhe Fakultetine Studimeve Islame në Republikën e Kosovës ose jashtë Kosovës (diploma e vërtetuar nga Kiyesia)
c) Referent për shërbime të varrimit të ketë të kryer shkollën e mesme.
2. T’i përmbahet Kushtetutës së BIRK, Rregullores së punës, Vendimeve të Kryesisë, dhe Rregullores së punës së Këshillit
3. Të kenë përvojë pune:
a) Sekretar: 5 (pesë) vite përvojë pune në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës,
b) Arkëtar: 2 (dy) vite përvojë pune,
c) Referent për shërbime të varrimit: 1 (një) vit përvojë pune
4. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative
5. Të jenë të aftë psiqikisht dhe fizikisht
6. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar
7. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
Dokumentet që kërkohen të plotësohen:
- Diploma e medresesë (shkollës së mesme) edhe ajo e fakultetit, (për pozitën Referent për shërbime të varrimit vetëm diploma e shkollës së mesme)
- Çertifikata e lindjes (Ekstrakti)
- Çertifikata mj ekësore — shëndetësore
- Çertifikata që nuk është nën hetime
- Vërtetimi për përvojën e punës
- CV, kualifikimet dhe dëshmitë për aftësim profesional
- Letëmjoftimi kopje
Dokumentet duhet të dorëzohen në Këshillin e Bashkësisë Islame, Suharekë
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit nuk do të shqyrtohen
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë pune nga dita e shpalljes në web-faqen e Kiyesisë së BIRK.