Vizita e Ministrit të Çështjeve Islame Dr. Abdulatif Al-Shejh, në Kosovë u realizuar me kërkesë të oborrit mbretëror
z. Ambasador, fillimisht ju faleminderit që gjetët kohë që të zhvillojmë këtë bisedë për revistën “Dituria Islame” dhe njëherësh shprehim falënderime për Mbretërinë e Arabisë Saudite, qeverinë dhe popullin e saj për gjithë atë që kanë bërë për Republikën e Kosovën.
– Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Ju faleminderit. Dua të theksoj se ajo që Arabia Saudite u ofron të gjithë popujve myslimanë dhe jomyslimanë bazohet në mesazhin e njerëzimit mbi të cilin u themelua Mbretëria e Arabisë Saudite dhe kërkon me të gjitha mjetet të ndihmojë çdo nevojtar me aftësitë e tij sipas kanaleve dhe kornizave zyrtare, dhe po e potencoj se ne Arabi Saudite krenohemi me qëndrimet që dorën e ndihmës që kemi ofruar për vëllezërit tanë në Kosovë kur ka ndjerë nevojën.
–Si e vlerësoni apo shihni vizitën e Shkëlqesisë së Tij Ministrit të Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite Dr. Abdulatif Al-Shejh dhe delegacionit të tij shoqërues në Kosovë dhe rëndësinë e saj?
– Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Vizita e Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Çështjeve Islame, Dr. Abdulatif Al-Shejh, erdhi në bazë të direktivave bujare nga udhëheqja e Mbretërisë e përfaqësuar nga Shërbëtori i dy Xhamive të Shenjta si dhe trashëgimtarit të kurorës, Zoti i ruajtë ata, të cilët janë gjithmonë të etur për t’i shërbyer Islamit dhe myslimanëve në botë dhe theksojnë rëndësinë e ndërtimit të urave të komunikimit me dijetarët dhe Bashkësitë Islame për të punuar së bashku për të korrigjuar keqkuptimet rreth fesë islame e cila erdhi si mëshirë për botët dhe Mbretëri e Arabisë saudite bazuar në udhëheqjen e saj në botën islame dhe vendndodhjen e saj gjeografike, e cila përfshin në vendet më të shenjta dhe më të dashurat për Zotin, Dy Xhamitë e Shenjta dhe ata ndjejnë peshën e përgjegjësisë fetare karshi myslimanëve në botë në mënyrë që sqarojmë mesazhin e islamit e cila është ndërtuar mbi mëshirë, bashkëjetesë, tolerancë dhe këtë gjë e konfirmon edhe vizita e Shkëlqesia e tij Ministri i Çështjeve Islame, Dr. Abdullatif Al-Shejh, në takimet e tij zyrtare me zyrtarë në Kosovë.
– Si e shihni nënshkrimin marrëveshjes së bashkëpunimit në fushat islame të nënshkruar nga autoritetet e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe Ministri i Çështjeve Islame, Dr. Abdulatif Al-Shejh nga Arabia saudite? – Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën është i rëndësishëm për organizimin e punës islame sipas një kornize të përbashkët zyrtare që përafron dhe arrin interesat e dy vendeve mike, dhe Mbretëria është e prirur për punë të organizuar që siguron arritjen e objektivave të përgjithshme të përcaktuara në kushtet e memorandumit të nënshkruar dy vjet më parë me Ministrinë e Çështjeve fetare dhe sot po finalizohet me nënshkrimin e programit ekzekutiv për bashkëpunim në fushat e përhapjes së Islamit mesatar, moderimit, dhe tolerancës që na nxit në to feja islame.