Prishtinë, 29 tetor 2021 

Në ditën e fundit  të vizitës zyrtare shkëlqesia e tij dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz al-Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite i cili shoqërohej nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava vizituan Xhaminë e Madhe Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë.  

Aty kryemami  i BIK-ut Vedat ef. Sahiti e njohu mysafirin përkitazi me rëndësinë fetare, historike, trashëgimore  që ka kjo xhami dhe rrugëtimin e saj  disa shekullor përgjatë historisë. 

Ai vlerësoi se Kosova ka një traditë të begatshme historike, fetare e kulturore e mbi të gjitha vlerëson tolerancën  dhe harmoninë fetare që  ka populli shqiptar. 

Duhet theksuar se ministri Al Shejkh sot paradite ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kurse gjatë ditës së djeshme u prit në selinë e BIK-ut nga Myftiu Tërnava e në agjendë ishte edhe vizita ambienteve të Medresesë së Mesme Alauddin në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…