Prishtinë, 12 nëntor 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef.  Tërnava i cili po merr pjesë në Forumin e tretë të dialogut  ndërfetar Katoliko -Mysliman, që po mbahet në Vatikan, sot paradite së bashku me pjesëmarrësit e Forumit, është pritur në audiencë nga Papa Francesku.

Papa Fancesku në  fjalën e tij përshëndetëse u  shprehu mirëseardhje përfaqësuesve mysliman në forum, si  dhe i falënderoi ata për kontributin që po japin në ndërtimin e paqes, homonisë, bashkëjetesës e tolerancës mes popujve dhe feve. Papa, në veçanti çmoi lartë kontributin e prijësve mysliman që po japin në këtë forum të përbashkët i cili ka për diskutim temën , “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve.
Myftiu  i Kosovës, Naim ef. Tërnava në fjalën e tij falënderoi Papën për kontributin dhe kujdesin e Papës dhe Vatikanit për Kosovën. Myftiu i potencoi Papës nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Me këtë rast Myftiu Tërnava, Papës i  dhuroi Monografinë e xhamive të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë.{gallery}papa{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…