Prishtinë, 14 korrik 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.
Myftiu Tërnava e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, i uroi suksese dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje.
Kryekuvendari Konjufca e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vlerësuar sidomos kontributin e tij dhe të BIK-ut në parandalimin e përhapjes së COVID-19.