Prishtinë, 10 korrik 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, sot inspektoi punimet që po zhvillohen në ndërtimin e xhamisë së re në Kaçanik. Me këtë rast, Myftiu Tërnava pa nga afër punët që po kryhet dhe nga përgjegjësit u informua mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve.

Ai në nga kjo vizitë u nda i kënaqur dhe shprehu bindjen se ky objekt  shumë shpejt do të finalizohet dhe se komuniteti i këtij vendi do të ndihen më mirë pasi që po ngrihet infrastruktura e objekteve fetare për të përmirësuar jetën dhe për të lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare.
Ai me këtë rast tha se BIK-u do të vazhdojë edhe më tej me ofrimin e kushteve dhe me realizimin e projekteve, të cilat arrijnë nga këshillat e BI-së në mënyrë që xhemati ynë të ndihet mirë në kryerjen e obligimeve fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…