Prishtinë, 12 korrik 2021

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizituan kursin veror të mësim-besimit, i cili po mbahet në ambientet e medresesë së mesme “Alaudin” në Prishtinë.

Myftiu Tërnava pa nga afër ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtij kursi. Ai u njoh nga organizatorët me plan-programin dhe me zhvillimin e mësim-besimit në këtë kurs.

Myftiu Tërnava përgëzoi të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë kurs, duke ju dëshiruar atyre shëndet, suksese dhe mbarësi në jetën e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në varrimin e policit Afrim Bunjaku

Prishtinë, më 25 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…