Prishtinë, 8 korrik 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Prizrenit,  ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.  

Kryetari Haskuka vlerësoi lart rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke falënderuar Myftiun Tërnava për punën e tij dhe të institucionit të BIK-ut për promovimin e kulturës fetare dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve dhe feve të ndryshme në veçanti  për kontributin që  Kosova është një shembull i tolerancës etnike dhe fetare një vlerë shumë  e  çmuar e  popullit tonë. 

Kurse nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Haskuka për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur, duke nënvizuar  se BIK-u dhe Këshilli i BI-së në Prizren  kanë një bashkëpunim dhe rendim të aktiviteteve humanitare, sociale  në interes  të qytetarëve të komunës së Prizrenit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…