Drammen: 05.06.2021
Bashkësia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Norvegji
SHPALLË KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës për në një afat të caktuar kohor për 6 muajë me mundesi vazhdimit: Imam, hatib dhe mualim në:
Xhaminë e Drammenit.
Duke u bazuar në rregullorën për punën e imamëve shqiptarë në BKFSHN Drammen në Norvegji kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:
- Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia) dhe Master të Studimeve Islame.
- T’i pëmrbahet statutit dhe rregullorës për punë të imamëve shqiptarë në BKFSHN Drammen në Norvegji.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare.
- Të jetë i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
- Të mos ketë vërejtje në punë, nëse paraprakisht ka qenë i punësuar.
- Të ketë vetiniciativë dhe kreativitet në punë.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesave për punë, duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e Medresese , Fakultetit dhe Masterit.
- Certifikata e lindjes.
- Certifikata shendetësore.
- Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar.
- Vertetimi për përvojën e punës.
- Deklaratë me shkrim, se ka për të bërë të gjitha shërbimet fetare.
- CV – në, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmit për aftesim profesional;(Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal).
- Dokumenti i identifikimit (pasaporta) (fotokopje).
Verejtje: Mënyra e dorëzimit të kandidaturës : përmes postës, postës elektronike apo personalisht.
Dokumentet e pakompletuara si dhe ato qe arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.Konkursi është i hapur 30 ditë kalendarik, nga dita e publikimit në faqën tonë zyrtare.