Përgatitet Ilmihal i përbashkët
Tre bashkësitë islame shqiptare, respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për botimin e një Ilmihali (Udhërrëfyes në Dijet Themelore Islame) të përbashkët.
Në ceremoninë e nënshkrimit që u realizua më 20 qershor 2014, të gjitha palët shprehën kënaqësinë për këtë hap bashkëpunimi mes institucioneve respektive në fusha me interes të përbashkët.

Ky do të jetë edhe hapi i parë për unifikimin e literaturës islame në gjuhën shqipe.
Në ditët në vijim secila bashkësi do të caktojë anëtarët e grupit të punës, të cilët të gjithë së bashku do të punojnë për hartimin sa më parë të këtij teksti bazë, botim i përbashkët i tre bashkësive islame.
Bashkëpunimi do të shtrihet më tej edhe në projekte të tjera të përbashkëta për të unifikuar kështu përfundimisht literaturën dhe terminologjinë islame në gjuhën shqipe.
Kjo marrëveshje ka për qëllim që të fuqizojë bashkëpunimin në fushën e botimeve, për t’u shtrirë në të ardhmen edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë dhe në dobi të myslimanëve shqiptarë kudo që ndodhen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…