BESIMTARËT TANË PASOJNË RRUGËN E KURANIT DHE PEJGAMBERIT*

I nderuari Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,
I nderuari Reis I BFI të Maqedonisë,
Të nderuar përfaqësues të organeve dhe institucioneve shtetërore,
Shumë e nderuara familja Bajrami,
Të nderuar zonja dhe zotërinj, Vëllezër dhe motra!

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Kryesisë së BI-ë të Republikës së Kosovës, në emër të Myftiut, i cili për arsye objektive nuk ka mund të jet prezent sot këtu me Ju dhe në emrin tim personal, të Ju përshëndes dhe t’ju përcjellë selamet më të ngrohta e vëllazërore dhe t’Ju urojë për këtë vepër kaq madhështore.
Të nderuar të pranishëm!
Në Kuran është urdhëruar që, – si besimtarë të formuar, – të japim, të dhurojmë nga gjërat më të dashura, në mënyrë që të arrijmë pëlqimin e Allahut xh.sh.  Në Kuran thuhet: …لن تنالواالبر حتى تنفقوا مما تحبون
Kurrë nuk do të arrini mirësinë për derisa të mos e jepni më të dhimbshmen – pjesën që e doni, nga pasuria juaj, dhe çka do që jepni (për hir të Allahut), Allahu e di atë.“ (Ali Imran, 92)
Kurse Pejgamberi Muhamedi a.s. na përkujton se:
Kur njeriu vdes, pushojnë të gjitha veprat e tij përveç në tri raste: nëse lë një sadaka të përhershme, nëse lë një dituri që e përdor dikush tjetër, dhe nëse lë një fëmijë të mirë, i cili për të bën dua” (Transmeton Muslimi).
Ndërkaq, me një rast tjetër ai ka thënë:”Men bena lil-lahi mesxhiden benallahu lehu bejten fil xheneti”.“Kush e ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do t’ia ndërtoj një pallat në Ahiret”.
Të frymëzuar nga kjo, myslimanët gjithandej botës vazhdimisht kanë bërë gara se cili prej tyre do të linte më shumë vakëfe. Edhe shqiptarët myslimanë, kanë treguar kujdesin, zellin dhe përpjekjen më të madhe për të ndjekur rrugën e Kuranit dhe Pejgamberit a.s., prandaj, sikurse dihet historikisht, patën arritur sukses të madh në çështjen e mirësive dhe të vakëfeve.
Ndonëse, shumë nga këto vakëfe dhe vepra të hajrit, në rrjedhat e kohës dhe për arsye të ndryshme kanë shkuar në pakthim, na gëzon fakti dhe ndjehemi shumë të gëzuar që akoma ka njerëz, nga mesi ynë, sikurse janë Vëllezërit Bajrami, që e vazhdojnë këtë traditë të mirë, dhe duke shpenzuar nga pasuria e tyre synojnë fitimin e pëlqimit të Allahut xh.sh., dhe për hir të Krijuesit u shërbejnë krijesave.
E lusim Allahun xh.sh. që Vëllezërve Bajrami, t’ua shtojë të mirat dhe bereqetet, atyre dhe familjeve të tyre për breza me radhë dhe këtë vepër t’ua regjistroj si “sadakatun xharijetun”-mirësi rrjedhëse, të vazhdueshme e të përhershme.
E përgëzojmë edhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, të cilit që nga sot i shtohet edhe një  xhami kaq madhështore dhe e bukur.
Kurse urimet më të përzemërta ua drejtoj qytetarëve dhe xhematlinjve të Durrësit me rrethinë, të cilët tani e tutje kanë të drejtë të ndjehen më krenar jo vetëm sepse vakëflënësi është nga mesi i tyre, por edhe sepse qyteti i tyre, me ndërtimin e kësaj xhamie, u zbukurua, u hijeshua dhe ka një pamje tjetër.
Urojë që kjo xhami të jet një oazë e cila do të rrezatojë paqe e lumturi, kulturë e dituri, vëllazërim e afërsi e në asnjë mënyrë dhunë e armiqësi.
Allahu xh.sh. i bekoftë vëllezërit Bajrami, qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!
Ju faleminderit ……….vesselamu alejkum!

*(Fjala përshëndetëse e Resul ef. Rexhepit-sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës në përurimin e xhamisë “Riza Bajrami” në Shkozet të Durrësit, më 20 qershor 2014)

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Fjala e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava në Akademinë përkujtimore kushtuar Haxhi Mustafë ef. Dervishollit

E nderuara familja Dervisholli Të nderuar drejtues të institucioneve të BI të Kosovës Të n…