(Xhamia  është financuar nga vëllezërit Bajrami, pran së cilës kanë ndërtuar edhe Qendrën Sociale “Nënë Ilmija”)
Durrës 20 qershor 2014
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin liderët fetarë të Ballkanit, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, deputetë të parlamentit të Kuvajtit, drejtues të pushtetit lokal, myfti e imamë të vendit si dhe qindra besimtarë e qytetarë të Durrësit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi familjen Bajrami për ndërtimin e kësaj vepre madhështore siç e quajti ai dhe uroi që vepra të tilla të shtohen.
“Falënderoj Allahun në radhë të parë, pastaj tre vëllezërit, Rifat, Hysen dhe Ahmet Bajrami për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë duke ndërtuar një xhami kaq madhështore dhe një qendër sociale model dhe shembull pozitiv i një investimi krejtësisht shqiptar. Zoti i shtoftë xhamitë e tilla”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.
Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe krerët  sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, reisi i BFI të Maqedonisë, H. Sulejman Rexhepi si dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjysh Dako, si dhe Myftiu i Durrësit, Redin Quku.
Aktiviteti i ceremonisë së inaugurimit ishte mjaft i ngjeshur dhe i larmishëm, me këndim Kurani, ilahi nga medresistët e Tiranës, etj.
Më prerjen e shiritit të inaugurimit u thirr edhe ezani i parë i kësaj Xhamie, e cila ishte e stërmbushur nga besimtarët për të falur namazin e Akshamit.
Një moment mjaft interesant ishte edhe ndriçimi i qiellit nga dritat dhe ngjyrat e fishekzjarrëve, të cilat bashkë me ndriçimin e minareve të larta të xhamisë krijuan një mozaik ngjyrash dhe një kënaqësi shpirtërore që vetëm objekte të tilla kulti të dhurojnë.
Xhamia “Riza Bajrami” dhe Qendra Sociale “Nënë Ilmija” është ndërtuar nga vëllezërit Bajrami dhe i është dhuruar besimtarëve dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.{gallery}xhamiavbajrami{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…