Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, më 24.06.2014, në një ambient të ngrohtë, u mbajt manifestimi me rastin e përfundimit të dua hatmes së gjeneratës së XII të 63 vijuesve të mësimbesimit.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe Kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame i Republikës së Kosovës, Mr. Sabri ef. Bajgora me bashkëpunëtorë, atasheu për çështje fetare i Dijanetit të Turqisë z. Abdullah Vasfi Yuxhe , drejtori i shoqatës “ISTANBUL” z. Ismajl Selim, imamët, prindërit si dhe shumë xhematlinjë nga komuna e Rahovecit.

{jathumbnail}Pas shfaqjes së programit mjaft të pasur nga ana e vijuesve të mësimbesimit, Kryetari i KBI-së i Rahovecit, Shani ef. Sylka i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit për suksesin e arritur. Ai shkurtimisht foli për historikun dhe rëndësinë e mësimbesimit fetar. Ndër të tjera ai tha: “Mësimbesimi është misioni më i rëndësishëm për një imam, prandaj konsideroj se suksesi i një imami duhet të vlerësohet nëpërmjet angazhimit në mbajtjen e mësimbesimit. Ne sot, ndjehemi shumë më të lehtësuar që e kemi kryer edhe një obligim para Allahut xh.sh. Këta fëmijë na u besuan neve nga  prindërit e tyre, ata ishin emaneti ynë. Barra dhe përgjegjësia qw ne pranuam mbi supet tona, sot, duket qartw është më e lehtë”.
 
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame foli Kryeimami Mr. Sabri ef. Bajgora, i cili ndër të tjera tha: “. Falenderojmë Allahun xh.sh. që na mundësoi t’i përjetojmë këto momente të dëlirësisë shpirtërore, që na ofruan këta nxënës me programin që kishin përgatitur. Falenderojmë Zotin që neve si popull shqiptar na ka bërë pjesë të pandarë të umetit të Muhamedit a.s., duke bërë që drita e Tij, fjala e Tij të jetë prezente përherë në zemrat dhe shpirtrat tanë, në xhamitë dhe në votrat tona. Nuk ka nder më të madh se të jesh shërbëtor i fjalës së Zotit. I përgëzoj imamët tanë, mësuesit e këtyre nxënësve për kontributin që e kanë dhënë dhe po e japin në vazhdimësi që fjala e Allahut të jetë më e larta, dhe që ky Kur’an të jetë i pranishëm në ndejat dhe tubimet tona. Vetëm me lartësimin e fjalës së Zotit xh.sh. ne si popull lartësohemi. Ky Kur’an është udhërrëfyes i të gjithë neve, me të zemrat tona udhëzohen dhe ndriçohen, pastrohen, dëlirësohen dhe ngriten në kategorinë e engjëjve. Thotë Allahu xh.sh.: “Vërtetë ky Kur’an udhëzon për atë që është më e e qëndrueshme, më e drejtë dhe më e pastër”. Ndërkohë që ju prindër të nderuar, Allahu ju ka lartësuar mbi të tjerët. Ju keni nga një dhuratë sot nga i Madhi Zot. Ashtu siç kurorat e margaritarëve qëndrojnë mbi kokat e mbretërve, ashtu sot keni dhuratë nga Zoti që ne nuk e përjetojmë me shqisat tona, por që nesër do të mburreni me to dhe me fwmijwt tuaj në ditën e Gjykimit. Allahu xh.sh. nuk e ndëshkon robin e Tij, i cili në zemrën, shpirtin dhe mendjen e tij ka Kuranin famëlartë. Ky është përgëzimi më i madh për ne, që i gëzojmë këto nimete të Zotit xh.sh edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Fytyrat e njerëzve që jetojnë me Kur’anin, do të shkëlqejnë nga nuri, sepse Allahu është dritë e qiejve dhe tokës… E lusim Allahun që në këtë qytet, ku mbi gjashtë shekuj gjallëron fjala e Allahut, t’iu shpërblejë me të mirat e Tij, t’iu japë udhëzimin e nevojshëm dhe imamët tuaj t’i shpërblejë pa masë”. 
 Të pranishmit i përshëndeti edhe Mushaviri i Dijanetit të Turqisë z. Abdullah Vasfi Yuxhe: “Jemi në fund të pranverës dhe në fillim të stinës së verës, e secili  e dimë se këto stinë sjellin edhe çeljen e luleve dhe trëndafilave. Prandaj, sot, ndjehem i emocionuar para këtyre trëndafilave të xhenetit, para bijve tuaj që sot kanë përfunduar hatmen. Pejgamberi a.s. ka thënë se zemrat tona ndryshken. Kur është pyet se si të hiqet ky ndryshk, Pejgamberi ka thënë: me përmendje të Allahut dhe me Kur’an”. 
Drejtori i Shoqatës “ISTANBUL” z. Ismajl Selim, i uroi të gjithë mësimdhënësit për mundin dhe angazhimin e tyre, por njëkohësisht i përgëzoi edhe  prindërit për vullnetin e tyre që t’i dërgojnë fëmijët te mësuesi i librit të Allahut. “Lexojeni këtë libër që gjallëron zemrat tona, kuptojini fjalët e tij dhe punoni sipas porosive të tij”, bëri apel z. Ismajl Selim.
Duanë e hatmes e bëri kryetari i KBI-së i Rahovecit, Shani ef. Sylka, ndërsa në fund, për suksesin e treguar gjatë vijimit të mësimbesimit, nxënësve u shpërndanë mirënjohje në emër të KBI-së në Rahovec.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…