Telegram urimi

Të nderuar xhematlinjë,

Të dashur bashkatdhetarë!

السلام عليكم و رحمة الله و بركاته

Ditët e bekuara të muajit te Ramazanit po kalojnë. Jemi në prag të festës së Fitër -Bajramit ditës kur i kurorëzojmë ibadetet tona dhe Allahu i shpërblen robërit e Tij të devotshëm.

Andaj, me rastin e festës së Fitër-Bajramit me 13.05.2021, ditë e enjte, kam nderin që në emër të Departamentit për Diasporë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’ju përcjellim urimet më të sinqerta me dëshirë dhe duke e lutur Allahun që ibadetet të na i bëjë kabul, kurse juve dhe familjeve tuaja t’ju falë shëndet dhe mbarsi.

Kryesia e Bashkësisë Islame do të angazhohet që gjithmonë të jetë me ju dhe asnjëherë nuk do të hezitojë që të japë më të mirën e saj për t’ju ofruar ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme.

Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona.

Me fat Fitër – Bajrami!

Departamenti për Diasporë

Ekrem Simnica

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…