Prishtinë, 26 prill 2021
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Shtyp, Ramadan Shkodra, priti sot në takim, drejtorin e Institutit Albanologjik z. Hysen Matoshi.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institutit Albanologjik, në fushën e shkëmbimit të literaturës.
Me këtë rast, Drejtoria për Kulturë dhe Shtyp në BIK, i dhuroi Institutit Albanologjik, 41 tituj me nga tre ekzemplarë për secilin titull, si dhe kompletin “Zani i Nalt”. Titujt janë të fushave të ndryshme, ndër to nga kultura, historia, gjuhësia, letërsia etj.
Drejtori i Institutit z. Matoshi falënderoi drejtorin Shkodra, por edhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë dhuratë, duke e cilësuar atë si një ndihmesë të madhe për këtë institucion.
Që të dyja palët ranë dakord që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet tyre.