Prishtinë, 2 prill 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë, z. Hurşit Büyükmatür. 

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, duke i uruar për marrjen e detyrës së re, si drejtor Fondacionit “Maarif” në Kosovë. Me këtë rast Myftiu Tërnava po ashtu shprehu falënderime për popullin, qeverinë dhe presidencën  turke për kontributin që kanë dhënë në zhvillimin dhe ngritjen e infrastrukturës dhe trashëgimisë kulturore e historike në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur deri më tani, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Fondacionit “Maarif” në Kosovë  do të vazhdojë edhe në të ardhmen.  

Nga ana e tij drejtori i Fondacionit “Maarif” në Kosovë, z.Hurşit Büyükmatür, theksoi se deri më tani kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me BIK-un, si dhe uroi që ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë në të mirë të popullit të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…