Duke filluar nga data: 24.04.2014 deri 28.04.2014 Departamenti i Gruas i BIK-së vazhdoi me ligjëratat e rregullta nëpër xhamit e Prishtinës.
Në xhamin e “Emshirit” u bajt ligjërata me temën: “ Vlera e leximit të Kur`anit “
nga Kadrie Dragusha- Ademi
Pastaj po me këtë datë u bajt ligjërat edhe në xhamin “Ebu Bekër es-Siddik” nga Aishe Gashi e cila shtjelloi temën: ” Hallalli dhe Harami”.
Ndërsa te xhamia “Jusuf Qelebi” ligjëroi Vaxhide Podvorica – Bunjaku temën: “Besimi në Kadan dhe Kaderin”
Mandej tek xhamia F. e Pajtimit ligjëraten e mbajti Besa Kçiku e cila shtjelloi temën: ”Frika dhe Shpresa”
Pastaj në xhamin “Pavarësia” për :”Përkushtimi ndaj prindërve”.
foli Fitore Dervishi.
Si dhe në xhamin “Kadërije”për:” Durimin”foli Sala Mehmeti.