Nga vizita e delegacionit të Dubait në Kosovë

Fondacionit “al- Maktoum” dhe Ministria e Çështjeve Fetare  do të mbështesin BIK
Me ftesë të Kryesisë së BIK, për vizitë pune në Kosovë qëndroi një delegacion nga EBI, i prirë nga sekretari i përgjithësim  i Fondacionit “al- Maktoum”, z.Mohammed Obaid al – Marri, që shoqërohej edhe nga z.Mobarak al- Jaberi, zyrtar në Ministrinë e Çështjeve Fetare në Qeverinë e Dubait.
Më 28 prill, në selinë e Kryesinë së BIK, mysafirët e lartë nga Dubai i priti Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtor. Pasi u dëshiroi mirëseardhje, Myftiu Tërnava, edhe kësaj radhe në emër të popullit të Kosovës, në emër të BIK dhe në emrin e tij falënderoi qeverinë e EBA për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Myftiu me këtë rast u shpreh se populli ynë nuk e harron ndihmën që kanë dhënë EBA gjatë luftës për popullin tonë, gjithashtu EBA janë shteti i parë nga vendet arabe që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Myftiu, po ashtu, falënderoi edhe Fondacionin “al- Maktoum” dhe Ministrinë e Çështjeve të Vakëfit për përkrahjen që i kanë dhënë, e po i japin Bashkësisë Islame në krijimin e vakëfeve të reja dhe ndërtimin të objekteve fetare në Kosovë.
“Përkrahja e juaj qoftë në krijimin e vakëfeve, apo ndihma në ndërtimin e xhamive dhe objekteve tjera për Bashkësinë Islame është jetike për ne. Me krijim e vakëfeve të reja ju ndihmoni projektet tona për të siguruar bazën materiale për zhvillim e jetës fetare te ne”-tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.
Sekretari i përgjithësim  i Fondacionit “al- Maktoum”, z.Mohammed Obaid al – Marri, pasi falënderoi Myftiun për pritjen, tha se është këtu për të parë nga afër punën në projektet që janë financuar nga fondacioni ynë. Është kjo vizita ime e parë në Kosovë, por jam i bindur që nuk do të jetë e fundit. Ne jemi të interesuar që të përkrahim projektet zhvillimore të BIK. Shpresojmë që në të ardhmen do të realizojmë edhe projekte tjera.
Delegacioni i Dubait, i shoqëruar nga vetë Myftiu Tërnava ditën e Hënë qëndroi fillimisht në Fakuletein e Studimeve Islame, ku u priten nga dekani, prof. dr. Qazim Qazimi, e më pas vizituan dy vakëfet që janë duke u ndërtuar në Shtime. Këtu mysafirët u priten edhe nga kryetari i Komunës së Shtimes, z.Naim Ismajli.
Pas Shtimes,  mysafirët vizituan xhaminë në fshatin Kosinë të komunës së Ferizajt që e ka ndihmuar Ministria për Çështjet Fetare e Dubait, si dhe vakëfin në fshatin Talinoc të Ferizajt i financuar nga fondacioni “al- Maktoum”.
Pasdite, mysafirët vizituan Malishevën, ku vizituan vakëfin që po ndërtohet në Malishevë pranë xhamisë së këtij qyteti, si dhe xhaminë në fshatin Dragobil.
Ndërsa, në orët e pasdites, mysafirët nga Dubai së bashku me Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorë tjerë qëndruan në qytetin e Rahovecit, ku panë nga afër punët që janë kryer në selinë e Këshillit në këtë qytet.
Të martën më 29 prill, mysafirët nga EBA, vizituan Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, ku u priten nga drejtori Bahri ef. Simnica, i cili i njohu me historikun e Medresesë, arritjet dhe rezultatet që ka shënuar ky institucion. Më pas, në shoqëri me Myftiun Tërnava vizituan xhaminë në fshatin Lismir të Fushë- Kosovës, pastaj xhaminë në Grabovc të Obiliqit, vakëfin në Klinë si dhe dy vakëfe në qytetin e Pejës. Në Pejë mysafirët nga Dubai u priten edhe nga kryetari i Komunës, z. Gazmed Muhaxhairi.
Ditën e tretë të qëndrimit të tyre në Kosovë, më 30 prill, delegacion nga Dubai, së bashku me drejtorin e veprimtarisë botuese të Kryesisë së BIK, z. Ahmet Sadriun dhe asistentin e shefit të kabinetit, z. Besim Mehmetin vizituan vakëfin në Dragash.
Në të gjitha lokalitetet që qëndruan, mysafirët nga Dubai u pritën nga zyrtarët e Këshillave vendor, nga të cilët përveç që u falënderuan për përkrahjen financiare të projekteve në këshillat e tyre, ata u informuan  nga afër për punët që janë zhvilluar në projektet që i financojnë. {gallery}ebaprill14{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 26 shtator 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje…