Prishtinë, 3 prill 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, vizitoi Këshillin e BI në Kamenicë, ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit. Myftiu u njoh nga udhëheqësit dhe këshilltarët e KBI në Kamenicë me çështjet, vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballet KBI në Kamenicë.

Myftiu në mbledhjen e Këshillit foli edhe për angazhimin e tij personal për të siguruar donacion për projektin e Këshillit të Kamenicës për ndërtimin e selisë në qendër të Kamenicës.
Myftiu tha se shumë shpejt pret që do të sigurohen mjetet për ndërtimin e Selisë së Këshillit. Po ashtu, Myftiu kërkoi nga udhëheqësit e KBI që sa më parë të bëjnë përgatitjet e duhura për këtë qëllim.
Në Kamenicë, Myftiu shoqërohej nga anëtari i Kryesisë nga ky rajon, Ilmi ef. Krasniqi, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet ef. Sadriu, si dhe këshilltari i Myftiut, Vedat ef. Sahiti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…