Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi ciklin e dytë të ligjëratave për femra  nëpër disa nga xhamit e Prishtinës.       
Tema e kësaj radhe ishte : ”Pozita,roli dhe rëndësia e gruas në islam”, kjo temë ishte e njejta që u shtjellua nëpër  të gjitha xhamit.
Në Xhamin Sylejman Mustafa te Fusha e Pajtimit për rolin dhe rëndësinë e gruas foli Hanife Kastrati e cila ndër të tjerash tha:” Islami e ka ngrit femrën në pozita të  pa qena me parë e as tani, ku nuk ka konvent e as ligjë qe e ka nderuar dhe e nderon femrën sikur islami i cili e fisnikëroi dhe e ngriti në shkallën më të lart si vajzë,si bashkëshorte, si nënë, në të gjitha sferat e jetë”.

Tek xhamia e Emshirit këtë temë e shtjellohi Bardha Kçiku ku ndër të tjerash  foli për:” poziten e gruas dhe rolin e saj në shoqërit e mëhershme njerëzore,rëndësia dhe vendi i merituar që iu dha asaj në Islam,barazia dhe të drejtat e gruas brenda islamit, të drejtat dhe obligimet e saj si: bashkëshorte, nënë, motër etj.
Ndërsa në xhamin ‘’Ebu Beker  es-Siddik’’- bregu i diellit, ligjëren e mbajti Aishe Gashi e cila foli :”Për rëndësinë që ka gruaja në ndërtimin e familjes së shëndosh dhe ngritjen e shoqërisë në shkallën e prosperimit dhe avancimit, duke qenë të vedijshëm se gruaja është shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë.
Pastaj në Xhamin “Jusuf Qelebi, temën e lartpërmendur e  shtjelloi ligjëruesja Sala Mehmeti ku mes te tjerash tha:” Kur’ani dhe tradita e Muhammedit a.s janë burime në të cilat çdo femër gjenë të drejtat, detyrimet dhe vlerën e saj”
Ndërsa tek Xhamia e Hajvalisë po të njejtën temë e shtjelloi Kadrie Dragusha Ademi e cila shkëputi një fragment nga jeta e të dëguarit se si i Dërguari a.s ju ka kushtuar kujdesë të veçant vajzave ku tha:”Pejgamberi a.s kur blinte dhurata për fëmijë,gjithmonë fillonte nga vajzat dhe i përkëdhelte ato, e sot në shumë raste po ndodh e kundërta”
Pas çdo ligjërate të mbajtur ligjërueset e lartëpërmendura shtruan disa pyetje që kishin të bëjnë me atë se çfarë kanë spjeguar ku për secilen përgjigje ndan nga një dhurat modeste.. Siç kemi informuar edhe më herët ligjëratat do të jenë të vazhdueshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…