Prishtinë, 13 mars 2014
Gjatë vizitës në EBA , Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava vizitoi Dubain, ku u prit në Ministrinë për Çështje Fetare nga drejtori për marrëdhënie me jashtë, z. Ali Al Mansuri.
Myftiu Tërnava me këtë rast e falënderoi nikoqirin për bashkëpunimin të mirëfilltë mes të dy institucioneve, duke shpresuar për thellimin e bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen.
Gjithashtu, Myftiu Tërnava u prit edhe nga e z. Ibrahim Abu Milha – këshilltar i zv. Presidentit te EBA, Sheikh Muhamed bin Rashid el – Maktoum, i cili njëherësh është edhe Guvernator i Dubait. Sheikh el – Maktoum i dëshiroi mirëseardhje Myftiut dhe e falënderoi për vizitën. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunim në shumë fusha. Gjithashtu, nikoqiri shprehu edhe interesimin e Dubait për mundësinë e investimeve në sektor të ndryshëm në Kosovë. Ai, shprehu gatishmërinë e fondacionit me të cilin ai udhëheq për ta përkrahur Bashkësinë Islame në realizimin e disa projekteve të rëndësishme.