Prishtinë, 14 mars 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoi sot  Fondacionin Humanitar Ndërkombëtar “Al Maktum” me seli në Dubai, ku u prit nga drejtori ekzekutiv, Z. Mirza Saeg, i cili njëherësh është edhe këshilltar i ministrit të financave dhe zv. Guvernatorit, Sheikh Hamdan Bin Rashid Al Maktum. Në takim qe i pranishëm edhe sekretari gjeneral i fondacionit Muhamed Al Ganam.

Myftiu  Tërnava edhe më këtë rast falënderoi EBA për përkrahjen e Kosovës në fusha të ndryshme. Gjithashtu, Myftiu e falënderoi sheikun Hamdan për përkrahjen e financimin e një sërë projekteve vakufënore të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nikoqiri e falënderoi Myftiun për këtë vizitë, si dhe e njohu Myftiun për përkushtimin e Sheikh Hamdanit për Kosovën. Ai i bëri të ditur Myftiut se Shejikh Handam me interes ndjek zhvillimet në Kosovë.
Myftiu Tërnava e ftoi nikoqiret për investime në sektor të ndryshëm në Kosovë, si dhe e falënderoi  për kontributin e bashkëbisedueseve në perforcimin e marrëdhënieve mes dy shtetëve.
Fondacioni Al-Maktum do të zhvillon një vizitë Bashkësisë Islame në muajt e ardhshëm.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…