Prishtinë, 19 dhjetor 2020
Dega e Shoqatës bamirëse “Bereqeti” që funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ka shpërndarë 50 metra dru për 25 familje skamnore, të cilat jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike në kryeqytet.
Përfaqësuesi i “Bereqetit” për Prishtinë, imami Nexhmi Hoxha tha se ky aksion është mundësuar nga pronari i firmës “Elba Technology”, Fatmir Kçiku, që falë tij dhe bamirësve të cilët nuk po ndalojnë asnjëherë donacionet po ndihmohen familjet me gjendje të rëndë ekonomike.
Ndërsa falënderoi donatorët, Hoxha apeloi te të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksioneve të tilla, pasi sipas tij, ata që kanë nevojë për dorën e shoqërisë janë të shumtë.
25 familjet që përfituan nga 2 metra dru u shprehen falënderuese ndaj “Bereqetit” dhe donatorëve të saj, teksa u luten që ky dimër të jetë më i butë pasi kushtet në të cilat po jetojnë janë mjaftë të rënda.
Në këtë aksion ishte i pranishëm edhe menaxheri i firmës “Elba Technology”, Enes Parduzi.
Kujtojmë që shoqata bamirëse “Bereqeti” në baza mujore ndihmon qindra e mijëra familje skamnore me ushqim, veshmbathje dhe gjëra tjera higjienike.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…