Prishtinë, 9 mars 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga Mr. Besim Mehmeti -asistent në kabinet, me ftesë të Ministrit të punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), sheik Abdullah bin Zajed Al Nahjan, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar me titullin ” Promovimi i Paqes në Shoqëritë Islame”  që po mbahet në kryeqytetin e Emirateve Abu Dhabi.
Ky forum organizohet nën patronatin e ministrit të punëve të jashtme të Emirateve dhe zgjat 3 ditë.

Gjatë këtyre ditëve forumi do të diskutoi rreth temave të shumta të cilat kanë për qëllim përforcimin e paqes në shoqëritë Islame dhe analizën e faktorëve që kërcënojnë paqen.
Në ketë forum  po marrin pjesë përfaqësues të shumë  shteteve nga e mbarë bota, duke përfshirë Ministra, Myftinj, Udhëheqës të bashkësive islame dhe shumë ulema e personalitete fetare nga Bota Islame.

{gallery}eba14{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…