Myftiu Tërnava nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin Islamik të Medinës Prishtinë, 6 mars 2014Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite po qëndron edhe në Medine Munevere, ku sot vizitoi Universitetin islamik me ç‘rast në emër të BIK nënshkroi memorandum bashkëpunimi. Ceremonia e nënshkrimit u organizua gjatë pritjes së organizuar nga Universitetit Islamik në Medinë për delegacionet pjesëmarrëse të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Liga Islame RABITA. Memorandumi u nënshkrua nga Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava dhe Dr. Abdurahman Sened- rektori i universitetit.Memorandumi përfshin bashkëpunimin në disa rrafshe: këmbim të përvojave, këmbim profesorësh, bursa studentore, organizim trajnimesh, organizim të konferencave, etj.Gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi mes RABITAS dhe Universitetit Islamik.Vlen të theksohet se këto dy memorandume ishin frytet e para të bashkëpunimit të konkluzioneve të miratuara në konferencën e Rabita-së.Gjatë qëndrimit në Medinë, Myftiu Tërnava u prit nga sekretari gjeneral i RABITA-së, Dr. Abdullah Abdul Muhsin At Turki. Në këtë takim Myftiu Tërnava falënderoi dr. Turkin për ftesën në konferencë. Myftiu, gjithashtu, e njohu atë me gjendjen aktuale në Kosovë si dhe kërkoi ndikimin e tij tek shtetet anëtare për njohje të Kosovës.{gallery}umedine{/gallery}