Prishtinë, 23 janar 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës, në të cilin nga kryetari i këtij Këshilli z. Ahmet Hoxha.
Myftiu Tërnava i falënderoi imamët për kontributin që janë duke dhënë, si dhe porositi ata që të kenë bashkëpunim dhe unitet ndërmjet vete, duke i ofruar kështu xhematit një Islam siç porositë Kurani dhe Suneti i Pejgamberit a.s.
Ai porositi që në rrugën e Islamit të thirret me urtësi, mençuri e me këshilla të mira, si dhe të jenë gjithnjë në krye të detyrës dhe në vazhdimësi të jetë në shërbim të xhematit.