U mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”

Prishtinë, 24 janar 2019

Sot, u mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”, në të cilën u analizuan numrat 335, 336 dhe 337. Mbledhjen e hapi kryeredaktori i revistës dr. Ajni Sinani, i cili falënderoi anëtarët e redaksisë për angazhimin dhe punën e tyre që kjo revistë të dalë sa më cilësore dhe që të arrijë më kohë në duart e lexuesve.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi kryeredaktorin dr. Ajni Sinani dhe anëtarët e redaksisë për punën e tyre. Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që revista të dalë sa më mirë.

Në këtë mbledhje po ashtu u dhanë edhe shumë sugjerime se si të begatohet edhe më shumë kjo revistë.

 

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…