Prishtinë, 23 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Deçanit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli Rasim ef. Bytyqi. Kryetari Bytyqi e njohu Myftiun Tërnava me organizimin dhe aktivitetet e KBI-së, së Deçanit.

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite zhvilloi një takim me imamët e Këshillit të BI-së, të Deçanit të cilëve u kërkoi bashkëpunim dhe unitet të ndërsjellë, duke i ofruar kështu xhematit Islamin ashtu siç është. Ne si popull jemi të veçuar që Allahu na ka bërë pjesë e kësaj feje.

Të mbjellim dashuri dhe respekt ndaj Islamit kudo që jemi dhe ta bëjmë Islamin të dashur tek të rinjtë dhe masa.

Ai gjithashtu porositi imamët që edhe më të japin kontribut në të mirë të Islamit dhe të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…