Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava mori pjesë në manifestim kushtuar e 25 vjetorit të lirisë së besimit në Shqipëri, (nëntor 1990 – nëntor 2015), të organizuar më 5 nëntor, në Tiranë, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e ku u shfaq dokumentari premierë, “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”.

 

Në fjalën përshëndetëse Myftiu Tërnava tha se kujtimi për Hfz. Sabriun është kujtimi për sakrificën, devotshmërinë, urtësinë e qëndresën e popullit tonë. Hfz. Sabriu ka qenë, dhe do mbetet një ndër personaliet më të shquara të historisë më të re të populli tonë.

Ndërsa të premten, më 6 nëntor, Myftiu Tërnava vizitoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kryetari i KMSH-së, Skender ef. Bruçaj.

Dy kryetarët biseduan për shtimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta. Myftiu, i shoqëruar nga nikoqiri, pa nga afër edhe punimet në xhaminë qendrore të Tiranës.{gallery}shqpfefreedom{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…