Kryesia e Bashkësisë Islame, në mbledhjen e mbajtur më 7 nëntor, të kryesuar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, shqyrtoi Raportin e aktiviteteve të zhvilluara gjatë muajit Ramazan.

Para Kryesisë për aktivitet e Ramazanit një pasqyrë përmbledhëse e paraqiti kryeimami, Sabri ef. Bajgora, i cili ndër të tjera tha se gjatë Ramazanit Kryesia e BIK-ut ka pasuar një aktivitet të ngjeshur në terren, ku janë mbajtur takimet me imamë nga të gjithë Këshillat e BI-së, përkatësisht me imamë dhe nëpunës të Këshillave. Kryeimami më tutje tha se ekipi i Ramazanit, bashkë me anëtarët e Kryesisë, gjatë Ramazanit ka qenë vazhdimisht në terren, në namazin e drekës, xhumasë dhe të teravive. Nga DIJANET-i i Turqisë këtë vit kemi pasur 34 hafizë, të cilët janë shpërndarë nëpër Këshilla përkatës të BI-ve. Kemi pasur aktivitet edhe në Shqipëri, në Kukës, Krumë dhe Tropojë, ku kemi dërguar më se 25 imamë. Kemi shtruar iftare regjionale me imamët dhe nëpunësit e Këshillave etj.
Kryesia e BIK-ut po ashtu shqyrtoi dhe miratoi edhe Raportin e grumbullimit të Zekatit dhe Sadakatulfitrit, të cilin e paraqiti drejtori financiar, Kasim ef. Gërguri.
Në mbledhje Kryesia e BIK-ut u informua edhe për hartimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që shpie në terrorizëm (2015-20120), për të cilin foli sekretari i Kryesisë, Resul ef. Rexhepi, i cili e njoftoi Kryesinë për hartimin e strategjisë nga ana e qeverisë së Kosovës. “BIK-u ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e strategjisë, ku kemi dhënë vërejtjet, sugjerimit dhe propozimet tona. Ne presim që të jemi pjesë edhe e implementim e strategjisë në terren”, tha Rexhepi.
Kryesia po ashtu mori vendim për funksionalizim e një studioje televizive në kuadër të BIK-ut, si dhe shqyrtoi lëndët nga kompetencat përkatëse.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…