Sot në komunën e Hanit të Elezit, për vizitë qëndroi kryeimami i Kryesisë së BIK-ut, Sabri ef. Bajgora me bashkëpunëtorë.

Gjatë ligjëratës së tij, në Xhaminë e Re, kryeimami Bajgora bëri thirrje para masës së pranishme në xhami, që me ndërgjegje të plotë e të pastër ta nderojnë, respektojnë dhe praktikojnë thirrjen bazë të Islamit, mesazhin hyjnor të Allahut përcjellë nëpërmjet gojës së artë të profetit Muhamed, pra se feja jonë është paqe, tolerancë, dashuri, dhembshuri e mirëkuptim. “Shfrytezojini pesë gjërat e porositura nga Pejgamberi a.s., në shërbim të fesë dhe atdheut, para se t’ju vijnë pesë të tjera”, u shpreh kryeimami Bajgora, duke vazhduar citimin e hadithit të Muhamedit a.s.: Rininë tuaj para pleqërise, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të jesh i zënë dhe, jetën para vdekjes”. Kryetari i KBI-së në Han të Elezit, Muhamet ef. Suma, si dhe qytetarët e kësaj komune u ndanë të kënaqur me këtë vizitë, për çka edhe e falënderuan kryeimamin Bajgora.{gallery}hnelz1115{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…