KONKURS Datë: 8 prill 2022Këshilli i Bashkësisë Islame në Obiliq, shpallë: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të lirë të punës:1. Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit LajthishtëKandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës. Dokumentet e kërkuara:Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit (e vërtetuar te Noteri);* Certifikata e lindjes;* Certifikata shëndetësore;* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;* Vërtetimi për përvojën e punës;* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!Vërejtje:Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit.Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.