Mesazhi i së premtes nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava Prishtinë, 17 prill 2020 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava nëpërmjet një lidhje on line iu ka drejtuar xhematit dhe opinionit të gjerë me një mesazh në ditën e xhuma. Ai mes tjerash ka thënë se në këtë ditë të bekuar të xhumasë, bashkërisht më ju, dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të … Më shumë
Mesazh i Myftiut Naim ef. Tërnava Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri, i përcjellë me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri. Në këto momente të renda për vëllezërit tanë, shprehim mbështetjen tonë të gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndier dhimbjen. Familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më … Më shumë
Urimi i zëvendëskryetarit të Kryesisë së BIRK-ut Reshat ef. Mexhiti me rastin e Kurban-Bajramit Në emër të Allahut Mëshiruesit Bamirësit Falënderimi është për Allahun krijuesin e gjithësisë. Salavate dhe përshëndetje përcjellim për të dashurin tonë Muhamedin a.s. paqja dhe mëshira Zotit qofshin mbi të, familjen dhe pasuesit e tij. Besimtarë të nderuar! Vëllezër dhe motra! Qytetarë të nderuar të Kosovës! Nesër, ditë e Diel më 11 Gusht 2019 i përputhshëm me 10 Dhul hixhe … Më shumë
Urimi i Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava për festën e Fitër Bajramit Të nderuar Vëllezër dhe motra! Sonte me iftarin e fundit po përcjellim muajin e Ramazanit, muajin e Kuranit, muaj i cili për besimtarin Islam ka një rëndësi të madhe, ngase ishte muaji ku u kultivuam vlerat dhe virtytet më të larta fetare, shpirtërore, morale e shoqërore. Muaji ku edhe më shumë ngritëm nivelin e dashurisë ndaj Zotit xh.sh., vetëm e … Më shumë
URIMI I MYFTIUT TË KOSOVËS NAIM EF, TËRNAVA ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT Të nderuar besimtarë! Vëllezër e motra! Të nderuar qytetarë të Kosovës Nesër, besimtarët myslimanët anë e kënd botës nisin agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, këtij adhurimi njëmujor, i cili për nga rëndësia, mësimet dhe objektivat është më shumë se thjesht një adhurim. Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë sonë Islame e të cilin e kanë … Më shumë
Fjala e Myftiut Tërnava në seancën komemorative për Ruzhdi Latën E nderuar familje Lata Të nderuar drejtues të Dibrës Të nderuar udhëheqës e drejtues të Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë e posaçërisht ju të Myftinisë së Dibrës Miq e shokë të rahmetliut Qytetarë të Dibrës Të nderuar të pranishëm Sot jam këtu në mesin tuaj që të ndaj dhimbjen së bashku më ju me rastin e kalimin në ahiret të … Më shumë
Fjala e Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava në manifestimin “Pejgamberi a.s. dhe rinia” I nderuari kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, Të nderuar drejtues të institucioneve dhe organeve të BIK-ut, Ju përfaqësues të pranisë turke në Kosovë, Të nderuar imamë dhe nëpunës të Bashkësisë Islame, Të nderuar pedagogë, nxënës e studentë, Të respektuar bashkëpunëtorë të mi, Vëllezër dhe motra! Të nderuar të pranishëm! Më lejoni … Më shumë
Fjala e Naim ef. Tërnavës me rastin e zgjedhjes në krye të BIK 27.10.2018 I nderuari, kryetari i Kuvendit të BIK-ut , z. Ajni Sinani I nderuari nënkryetar i Kuvendit të BIK-ut, z. Agim Hyseni Të nderuar anëtar të Kuvendit të BIK-ut, Të nderuar Kryetar të Këshillave të BIK-ut Të nderuar përfaqësues të institucioneve të FSI-së, Medresesë Alauddin Të nderuar bashkëpunëtorë I nderuar kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor Sot, Trupi zgjedhor i Bashkësisë … Më shumë
URIMI I MYFTIUT PËR KURBAN-BAJRAM 2018 بسم الله الرحمـن الرحيـــم Me emrin e Allahut. Mëshiruesit, Mëshirëplotit! Të dashur qytetarë vëllezër dhe motra, Nesër, më 21 gusht 2018, është dita e parë e festës së Kurban Bajramit, e cila për ne, besimtarët myslimanë, ka një rëndësi të madhe. Siç e dini, festat tek ne nuk janë thjesht festa por edhe momente të rëndësishme reflektimi. Së këndejmi, ato … Më shumë
URIMI I MYFTIUT TË KOSOVËS NAIM TËRNAVA ME RASTIN E FESTËS SË FITËR – BAJRAMIT Prishtinë, 14 qershor 2018 Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra! Po përcjellim muajin e Ramazanit, muajin më të veçantë, muajin e Kuranit fisnik, muajin e edukimit dhe humanizmit, muajin në të cilin në mënyrë kolektive shprehëm besimin në Zot dhe përkushtimin ndaj fesë Islame duke agjëruar, ndihmuar, falur, lutur, lexuar Kuran, andaj, nëse çdo natë, kur bënim iftar, e falënderonim … Më shumë