Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri, i përcjellë me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri. Në këto momente të renda për vëllezërit tanë, shprehim mbështetjen tonë të gjithanshme duke u solidarizuar e duke bashkëndier dhimbjen. Familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Zotin e Gjithëmëshirshëm që t’u lehtësojë dhimbjet, ndërsa të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë.
Apeloj tek qytetarët që të ruajnë qetësinë, të mos krijojnë panik si dhe të ndihmojnë njëri – tjetrin. Në rastet të tilla, solidariteti, ndihma dhe përkujdesi më ata që kanë pësuar është vepra e puna më e mirë që e do dhe e urdhëron Zoti i Madhëruar. Bashkësia Islame e Kosovës do të ndjek me vëmendje situatën e krijuar dhe, me të gjitha kapacitetet, do jetë pranë vëllezërve dhe motrave në Shqipëri.
Zoti na ndihmoftë për tejkalimin e kësaj gjendjeje!

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …