Prishtinë, 15 maj
Më 15 maj, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin për fillimin e ndërtimit të xhamisë “Ebu Hanife”, në Grenchen (Zvicër), ku ishin të ftuar edhe shumë mysafirë të tjerë nga Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër. Pasi i përgëzoi dhe i uroi për ndërtimin e kësaj xhamie, Simnica para të pranishmëve foli për rëndësinë e xhamisë dhe rolin e saj në unifikimin dhe organizimin e besimtarëve, e sidomos të mërgatës shqiptare.

Po në të njëjtën ditë drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë “Uniteti” në Lucern, ku u prit nga Kryesia e xhamisë dhe xhemati, me ç’rast bisedoi më për së afërmi dhe u njoh me punën dhe aktivitetin që po zhvillon kjo xhami në të mirë të komunitetit dhe mërgatës sonë shqiptare.
Kurse më 16 maj, drejtori Simnica vizitoi xhaminë “Hör” në Cyrih, ku u prit nga kryetar i xhamisë, Driton ef. Hyseni dhe anëtarët tjerë të xhamisë, por edhe imami i xhamisë, Bilall Tahiri.
Po në të njëjtën ditë, në mbrëmje vizitoi shtëpinë e adhurimeve, ku u prit nga kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare, dhe njëherazi imami i kësaj xhamie, Mustafë Mehmeti, me të cilin diskutoi edhe për mbarëvajtjen e punëve dhe aktiviteteve të tyre në këtë institucion.
Kurse më 17 maj, në agjendën e vizitës ishte Ambasada e Kosovës në Bernë, ku drejtori i Diasporës i BIK-ut, Ekrem ef. Simnica u prit nga ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Mustafë Xhemaili, i cili pas urimit të mirëseardhjes, bisedën e shtroi rreth mësimit të gjuhës shqipe dhe koordinimit mes qendrave shqiptare me Ambasadën, si dhe koordinimin e punëve me qendrat shqiptare dhe kontrollimin e mbarëvajtjes së tyre.
Në shenjë mirënjohje, respekti e kontributi, drejtori Simnica i dhuroi një mirënjohje ushtruesit të detyrës së ambasadorit, z.Mustafë Xhemailit.
Në vazhdën e takimeve ishte edhe ai me kryetarin e rrjeteve të bizneseve shqiptare në Zvicër, z. Naser Mustafën të cilit, pas falënderimit për kontributin e dhënë rreth organizimit të qendrave shqiptare të mërgimtarëve tanë në Zvicër, gjithashtu iu dha një mirënjohje.
Në fund u vizitua edhe qendra islame shqiptare në Lozanë, të cilës i uruam vendosjen në objektin e ri, si dhe i falënderuam për punën dhe kontributin që po bëjnë në edukimin e popullatës sonë në mërgatë, e në veçanti për punën dhe angazhimin e tyre në mësim-besimin fetare dhe mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, që është element i identitetit tonë kombëtar.{gallery}zvcr516{/gallery}

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…