Prishtinë, më 9 korrik 2024

Shpërndarja e mishit të kurbanit nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka vazhduar edhe sot.

Kontingjenti i radhës me mish kurbani ka arritur sot në depot e Shoqatës “Bereqeti”, e i cili menjëherë është shpërndarë.

Prishtina, Gjakova, Deçani dhe Istogu ishin katër komunat e radhës, të cilat përfituan mishin e kurbanit.

Një numër i madh i qytetarëve në Prishtinë ishin përfitues të mishit, e për këtë dhuratë, u shprehën tejet falënderues ata.

I gjithë procesi i therjes së kurbanëve është monitoruar nga Komisioni i BIK-ut dhe certifikuesit “Hallall”.

Mishi i kurbanit po mbërrin në çdo cep të Kosovës për të gjitha familjet pa asnjë dallim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim imamin Rijad ef. Aliun

Prishtinë, 6 gusht 2024Drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Si…