Prishtinë, më 8 korrik 2024

Në çdo cep të Kosovës, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” po përcjellë amanetin e besimtarëve nga therja e kurbaneve.

Vetëm gjatë ditës së sotme, 40 mijë kilogram mish kurbani u shpërndanë te kategori të ndryshme në Kosovë. Mish kurbani u dhurua sot në Skenderaj, Drenas, Lipjan, Shtime, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Përfituesit shprehen tejet falënderues ndaj besimtarëve dhe “Bereqetit”.Hendikosi, pensionistët, rastet sociale dhe të tjerët ishin vetëm disa prej përfituesve nga shpërndarja e mishit.

Aksioni i shpërndarjes do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi administratën e Këshillave të BI-së

Prishtinë, më 11 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava,…