Ballina Fjalime Urime të gjithëve Kurbanbajrami!

Urime të gjithëve Kurbanbajrami!

Të gjithë haxhilerët nga Kosova janë shëndosh e mirë, dhe janë duke i kryer obligimet e Haxhit. Dje ishin në rrafshnaltën e Arefatit, ku qëndruan tërë ditën, dhe ku myftiu Naim ef. Tërnava mbajti një ligjëratë për Haxhin, dhe ku u lut që Zoti të na i pranojë duatë dhe lutjet tona. Ai aty na e kujtoi se Arefati është një ditë mjaft me vlerë, ku haxhilerët nga e tërë bota tubohen duke bërë ibadet dhe duke iu përgjigjur Allahut me “lebejkellahu me lebejk”, gjithnjë duke kërkuar prej Zotit që të na i falë mëkatet dhe të na shpërblejë me të mirat e Tij.

Allahu me krijimin e njeriut të parë e caktoi që ne t’i bëjmë ibadet dhe lutje Atij, dhe për këtë në Kuran thotë: “Me të vërtetë e para shtëpi ku njeriu në të dhe përreth saj i bën ibadet Zotit e ngritur për njerëzit është në Beke (Meke)” Myslimanët po ashtu në këto ditë kujtojnë edhe sakrificën e Ibrahimit a.s., me të birin e tij Ismailit a.s., si dhe mësimet që dalin nga ajo histori e papërsëritur njerëzore. Duanë e Arefatit para haxhilerëve të Kosovës e beri hoxha Mahmut Arnauti, kurse me perëndim të diellit haxhilerët janë nisur për Muzdelife, ku kanë falur namazin e akshmit dhe jacisë, kurse më pas janë nisur për Mine, ku kanë hedhur guralecët pas lindjes së diellit, e më pas janë vendosur në hotelin e tyre. Aty ata kanë vazhduar të pushojnë për një kohë, e më vonë kanë bërë tavafi sadrin dhe sa’jin.
Lusim Zotin që t’i pranojë lutjet, që bota të jetë në paqe dhe qetësi!
Meke 12.9. 2016

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Urimi i Myftiut me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Prishtinë, 26 maj 2017 Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për besimtarët dhe qyt…