Prishtinë, 19 qershor 2019
Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në ambientet e Medresesë Alaudin Prishtinë, u bë promovimi i librit “14 ditë në Kosovë” i autorit Abdulaziz Kasim, gazetar nga Arabia Saudite
Në këtë eveniment morën pjesë Myftiu Naim ef. Tërnava, me stafin e tij, kryetari i Skenderajt, dhe përfaqësues i familjes Jashari,Bekim Jashari,drejtori i Medresesë „Alaudin“ Jakup Çunaku, dekani i FSI-së, prof. Dr, Fahrush Rexhepi, studiues, profesorë, imamë, administrata e Këshillave të BI të Kosovës, e përfaqësues të jetës politike, kulturore dhe dashamirë të librit etj.
Mirëseardhje mysafirëve u dëshiroi drejtori i Medresesë „Alaudin“ Jakup Çunaku, i cili theksoi se promovimi i këtij libri ka një rëndësi të veçantë dhe fakti që autori ndanë me lexuesin momente emocionale gatishmërinë dhe mirëpritjen e ftesës për ta vizituar Kosovën duke thënë se kjo është një mundësi e mirë që ta vizitojë këtë vend ta shkruaj historinë e tij, dhe të nxjerrë në dritë disa nga figurat eminente që u flijuan për Kosovën për çlirimin e saj nga pushteti serbë. Ky libër po promovohet ku ne si shtet po kremtojmë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, dhe ky libër është një dhuratë nga autori për Kosovën dhe popullin e saj. Nga kopertina e deri ën fund ky libër krijon përshtypjen se është menduar, shkruar, vendosur dhe dizajnuar dhe shtypur me shumë kujdes.
Me fjalë rasti u paraqit edhe Myftiu Tërnava, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, vlerësoi lart punën e autorit duke thënë se kjo vepër është shumë domethënëse për neve si BIRK dhe Kosovë. “Shumë artikuj dhe shkrime janë shkruar për Kosovën, por janë shumë pak që kanë marr guximin që të shkruajnë libër për Kosovën, dhe unë para jush them se z. Abdulaziz Kasimi këtë punë e ka bërë me nj precizitet jashtëzakonisht madh dhe të matur. Ka pasur guximin, kurajën dhe dijen dhe mundësinë që atë qe e ka pa me sy dhe dëgjuar me vesh gjatë qëndrimit të tij 14 ditor në Kosovë e ka shpalosur në libër, e ky libër t’i afrohet lexuesit arabë që ata të dijen dhe të mësojnë për Kosovën tonë, adetet, traditat, historinë, fenë tonë , luftë deh dëshmorët tanë. Nuk e di se ka ardhur gjithë ky motivim për këtë libër. Një respekt shumë i veçant shkon për autorin i cili bazuar në atë që ka parë gjatë 14 ditëve në Kosovë, nuk ka mundur që të zgjedh ndonjë personalitet më të madh, më të mirë në Kosovë e t;ia kushtoj këtë libër se sa motrën tonë Besarta Jasharin e cila meriton që shumë gjëra të shkruhet për personalitetin e saj dhe ne e lutim Zotin që asaj t’i jap shëndet dhe mirëqenie asaj dhe familjes legjendare të Jasharëve që u sakrifikua që ne sot ta gëzojëm këtë liri. “Ky libër ka mbushur një zbrazëti shumë të madhe që kanë lexuesit që flasin gjuhën arabe, e që nuk kanë njohur të bollshme mbi Kosovën dhe në veçanti për popullin shqiptar. Përmes këtyre miqve ata mësojnë historinë e drejtë për popullin tonë dhe kontributin që ka dhënë :tha myftiu Tërnava i cili edhe një herë falënderoi edhe nj herë autorin Abdulaziz Kasim për këtë vepër dhe kërkoi që ai të shkruaj edhe më shumë për Kosovën dhe të bëhet një urë lidhëse mes popullit shqiptar dhe botës arabe.
Përfaqësuesi i familjes Jashari dhe njëherit kryetari i Skenderajt Bekim Jashari duke përshëndetur këtë promovim tha se ky libër është shumë domethënës që nëpërmjet tij bota arabe do të njoftohet me vuajtjet që i ka kaluar Kosova dhe falënderoj autorin për këtë vepër me shumë peshë për neve si popull. Kjo është një gjë e mirë dhe lusim Zotin që ta shpërblejë për këtë mund. Sot kemi nevojë për bashkim me u zhvillu ashtu sic dje kishim nevojë për bashkim për tu çlirua.
Referuesi i librit dr.Sedat Islami i cili mes tjerash, duke vlerësuar punën dhe kontributin dhe falënderoi autorin për këtë libër madhështor. Ai nuk është thjesht një guidë turistike por edhe një ambasador yni në botën arabe, i cili do të përmirësojë shumë nga përshtypjet dhe informatat e gabuara që qarkullojnë për Kosovën dhe shqiptarët. Nga kjo perspektivë, libri shërben si referencë edhe për studiuesit, siç thotë autori, të cilët mund të gjejnë të dhëna të sakta për vendin tonë. Po kështu, edhe thirrja e autorit për të kontribuar ne, për historinë, figurat dhe personalitetet tona, me shkrime në arabisht, duhet parë si kërkesë me rëndësi, pasi që kështu ne promovojmë historinë tonë në mënyrë të verifikuar.
Libri i Abdul Aziz Kasimit i shërben fund e krye shkëmbimit të kulturave dhe përvojave. Ndërsa flet për vakëfet në Kosovë, ai na ofron një shembull se si mund të avancojmë me vakëfet, që të kalojmë me to nga burime konsumuese në burime gjeneruese.
Autori, duke folur për veprimtarinë fetare në Kosovë, evidenton disa pika, në të cilat fshihet sekret i madh i suksesit. Më qartë, reputacionin dhe angazhimin vetëmohues të institucioneve fetare, në njërën anë, dhe thjeshtësinë dhe modestinë e lidershipit fetar, i sheh të rralla, andaj edhe duke u bazuar në këtë, propozon që Kosova ta ketë primatin në rajon edhe në arsimin e lartë, respektivisht të mos mjaftojë me një fakultet por ta ketë një universitet për tërë rajonin. [srizonfbalbum id=25]
Edhe autori i librit iu drejtua audiencës me disa fjalë duke e falënderuar Kryesinë e BIRK-ut dhe myftiun Tërnava për organizimin e këtij promovimi të librit i cili theksoi e para një viti isha në Kosovë e cila është xheneti i Ballkanit e cila më ka mahnitur me bukurinë e saj dhe bujaria e saj, dhe iu dejtova myftiut Tërnava se pas nj viti do të vi me një libër që do ta shkruaj ngase shkrimet për Kosovën janë pakta por edhe shpesh të gabuara dhe sot po e përmbush borxhin që e kam ndiej ndaj myftiut Tërnava dhe ky libër është dhuratë më 20 vjetorin e pavarësisë.” Km parë se jeni një popull bujar dhe fisnik,unë i dëgjoj lajmet për ju dhe gëzohem kur shoh se jeni të bashkuar dhe shënoni rezultatet të reja. Dhe unë mendoj se nëse ëndrra e pavarësisë është realizuar, sfidë e madhe para jush qëndron ëndrra e zhvillimit dhe përparimit, dhe unë besoj fuqishëm se nëse jeni të bashkuar do të arrini këtë. Jam angazhuar shumë në këtë libër për shkak se në gjuhën arabe nuk kemi njohuri të bollshme për Kosovën. Kosova është shumë më e bukur dhe është më e dashur tek unë se vendet tjera e sidomos malet e Pejës. Unë këtu kam paraqitur përshtypjet e mia si vizitorë që i kam hasur gjatë vizitës sime në vitin e kaluar, duke shpresuar që edhe përkthyesi që do ta përkthej këtë libër të i përçon ndjenjat e mia që i kam shprehur në këtë libër.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…