Prishtinë, 19 qershor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim Abdulaziz Muhamed Kasimin, gazetar nga Arabia Saudite.

Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me të arriturat e Kosovës dhe me organizimin e BIRK-ut, si dhe me aktivitetet që i bën në nivel vendi. Myftiu Tërnava po ashtu shprehu falënderime për popullin dhe Mbretërinë Saudite që kanë ndihmuar vazhdimisht në të kaluarën Kosovën dhe që po e ndihmojnë edhe tash në integrimet rajonale dhe ndërkombëtare. Po ashtu Myftiu shfrytëzoi rastin dhe uroi mysafirin njëherësh autorin e librit “14 ditë në Kosovë” i cili do të promovohet sot në Medresenë e Mesme Alaudin në Prishtinë.

Nga ana e tij, mysafiri u nda i kënaqur me pritjen nga Myftiu Tërnava duke çmuar kontributin që po jep Myftiu Tërnava dhe BIRK-u në të mirë të zhvillimeve dhe proceseve pozitive në vend si dhe kulturës në veçanti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…