Prishtinë, 12 prill 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim një delegacion nga myftinia e Pukës i kryesuar nga myftiu z. Gëzim Kopani. Në këtë takim Myftiu Tërnava njoftoi Myftiun Kopani me punën dhe aktivitetet e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Ai po ashtu shprehu falënderimin dhe çmoi lart bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Komunitetin Mysliman Shqiptar. “Ne aq sa kemi mundur vazhdimisht kemi mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë, e sidomos rajonin e Kukësit, Pukës dhe rrethinës. Ne në vitin e kaluar, por edhe më herët gjatë muajit Ramazan kemi dërguar 30 imam që të shërbejnë në këto treva, duke ndihmuar kështu me literaturë, artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe gjëra të tjera. Andaj çdo shqetësim i juaji është edhe shqetësim i yni, ngase jemi një popull, ndaj shumë nxënës nga veriu i Shqipërisë shkollohen në Medrese dhe Fakultet pa pagesë, vetëm e vetëm që një ditë të kthehen dhe të japin kontributin e tyre fetar në komunitetin në përgjithësi”, theksoi Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, Myftiu Kopani falënderoi BIRK-un, e në veçanti Myftiun Tërnava, i cili vazhdimisht ka qëndruar pranë dhe ju ka ofruar dorën e ndihmës dhe përkrahjes. “Ne çmojmë shumë përkrahjen tuaj myfti i nderuar dhe jemi të interesuar që edhe më ta shtojmë bashkëpunimin në të mirë të kombit tonë, e gjithashtu kemi nevojë për eksperiencën tuaj si institucion fetar”, theksoi Myftiu Kopani.

Myftiu Tërnava premtoi se shumë shpejt do ta bëj një vizitë në Pukë, ku do të shikoi nga afër gjendjen dhe rrethanat në të cilat jetojnë banorët e Pukës, e sidomos zonat e thella të cilat kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Ai po ashtu premtoi se bashkëpunimi do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…