Dekani i FSI-së Rexhepi priti në takim sekretarin e përgjithshëm të Islamic Reliefit Hasen bin Hamid Shahber

Prishtinë, 12 prill 2017
Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. dr. Fahrush Rexhepi priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Islamic Relief (IIRO) dr. Hasen bin Hamid Shahber. Pasi iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, dekani Rexhepi i njoftoi ata me historikun e Fakultetit të Studimeve Islame, mënyrën e funksionimit dhe plan-programin mësimor të këtij institucioni, i cili vepron në kuadër të BIRK-së. Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i Organizatës Islamic Relief (IIRO) dr. Hasen bin Hamid Shahber falënderoi dekanin Rexhepi për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë që të shikohen mundësitë, që në të ardhmen të ketë vizita reciproke dhe bashkëpunim të ngushtë në fushën akademike, si dhe në shkëmbimin e kuadrit akademik mes dy vendeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…