Të nderuar xhematlinjë,

Të dashur bashkatdhetarë!

السلام عليكم و رحمة الله و بركاته

Ditët e bekuara të muajit të Haxhit po kalojnë. Jemi në prag të festës së Kurban -Bajramit ditës teksa i kurorëzojmë ibadetet tona kur Allahu i shpërblen robërit e Tij të devotshëm.

Andaj, me rastin e festës së Kurban-Bajramit me 11.08.2019, ditë e diel, kamë kënaqësi që në emër të Departamentit për Diasporë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të ju përcjellim urimet më të sinqerta me dëshirë dhe duke e lutur Allahun që ibadetet – adhurimet të na i bëjë kabul kurse juve dhe familjeve tuaja të ju falë shëndet dhe mbarsi.

Kryesia e Bashkësisë Islame do të angazhohet që gjithmonë të jetë me ju dhe asnjëherë nuk do të hezitojë që të japë më të mirën e saj për të ju ofruar ndihmën dhe përkrahje të nevojshme.

Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona.

Me fat Kurban – Bajrami!

Departamenti për DiasporëEkrem Simnica

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…