Ballina Lajme Shoqata “Bereqeti” shpërndau çanta me materiale shkollore për fëmijët e komunës së Pejës

Shoqata “Bereqeti” shpërndau çanta me materiale shkollore për fëmijët e komunës së Pejës

Në vazhdën e aktiviteteve shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, dega në Pejë, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpërndau sot 150 çanta me materiale shkollore për nxënësit e disa shkollave të Pejës. Ermir Gega nga dega e Bereqetit në Pejë tha se me këto shpërndarje dhe ndihmat e tjera që po ofrojmë po mundohen të jenë më afër tyre dhe t’ua lehtësojnë gjendejt e tyre.

Shkollat që përfituan çanta me paisje të tjera mësimore, janë:
1.Sh.F.M.U “Smajl Hajdaraj” Pejë
2.Sh.F.M.U “Ali Kelmendi ” Nabergjan Pejë
3.Sh.F.M.U “Skenderbeu” Treboviq Pejë
4.Sh.F.M.U “Rilindja” Trestenik Pejë
5.Sh.F.M.U “Rilindja” Lutogllave Pejë
6.Sh.F.M.U “Lidhja e Prizrenit” Pejë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

18 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë …