Ballina Bereqeti Shoqata Bereqeti në Gjakovë vazhdon t’i ndihmojë skamnorët në përballje me pandeminë e Korona Virusit

Shoqata Bereqeti në Gjakovë vazhdon t’i ndihmojë skamnorët në përballje me pandeminë e Korona Virusit

Prishtinë, 21 mars

Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Gjakovë, edhe në këto ditë të vështira që po kalon Kosova në përballje me pandeminë e Korona Virusin vazhdon aktivitetin e saj humanitar. Në këtë vazhdë dega e “Bereqetit” në Gjakovë këto ditë sipas kordinatorit të saj në këtë degë Abdurrahman ef.Bejtullahu tha se kjo iniciativë u realizua falë njerëzve vullnetmirë, të cilët na ndihmojnë vazhdimisht dhe ne si Bereqet deri më tani gjatë këtyrë ditëve kemi arritur të shpërndajmë 500 pako ushqimore për familjet skamnore. ”300 pako ushqimore i kemi marrur nga Komuniteti kuvajtian në Kosovë “duartë e arta” ndërsa pakot tjera na biën ditë pas dite diaspora një pjesë e madhe nga qytetii Gjakovës dhe falenderojën bisneset e ndryshme që kemi në Gjakovë dhe një prej donatorëve që vazhdimihst na përkrah është kompania ,familja Dyla, “tha kordinatori Bejtullahu. Ai gjendjen në terren e vlerësoi si normale dhe lus Zotin që të na ruaj nga kjo pandemi dhe ne si staf po kemi shumë kujdes dhe shpërndarjen po e bëjmë zakonisht natën në mënyrë që mos të kemi kontakt me popullatën.

Sipas tij ndihma kryesore që kërkohen në këto ditë është mielli dhe Bereqeti dega në Gjakovë që nga fillimi i këtij muaji ka shpërndarë mbi 3 tonë miellë, ndërsa ka bërë shpërndarjen edhe të pajisjeve higjienike. Një pako të cilën Bereqeti e ofron përmbanë 3 litra vajë, 5kg sheqer, 25 kg miell,5 pako makarona, shpageta, sallamë, pra janë 15 artikuj të ndryshëm që i shpërndanë dhe kjo pako për një famuilje është e mjaftueshme. Po ashtu në këët kuadër po shpërndahen nga Bereqeti edhe palloma të lagura dhe dezinfektues dhe Bereqeti në Gjakovë qe 5 ditë në bashkëpunim me xhematlinjtë ka filluar të shpërndaj edhe maska gratis për ata që nuk kanë mundësi me i ble, dhe sipas kordinatorit Bejtullahu deri më sot janë shpërndarë mbi 600 maska.

Shoqata “Bereqeti”, dega në Gjakovë, synon që deri në fund të këtij muaji të shpërndaj 1000 pako ushqimore e higjienike për një mijë familje

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava i lumtur që xhemati do t’i kthehen xhamive ditën e enjte

Prishtinë, 25 maj 2020Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef, Tërnava u s…