Ne duhet ta lëmë politikën mënjanë, dhe të bashkohemi të gjithë së bashku si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë do të jetë me e mirë dhe e ndritshme kur ne jemi të bashkuar.

Prishtinë, 20 mars 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava sot me anë të një lidhje ka dhënë mesazhin në këtë ditë xhumaje e në vigjilje të natës së madhe të Isras e Miraxhit. Ai me këtë rast ka drejtuar lutje tek Allahu i Madhëruar që të gjithë të përfitojmë së bashku nga mirësitë e begatitë e xhumasë e natës së Isras e Miraxhit po sigurisht edhe nga muajt e mëdhenj në të cilët veçse kemi hyrë. Ai duke u ndalur në situatën e tanishme ku e tërë bota edhe vendi ynë ka disa ditë që është prekur nga virusi COVID -19, që tashmë ka marrë përmasat e pandemisë, dhe si e tillë po paraqet një sfidë për njerëzimin anë e kënd globit. “Për të ruajtur shëndetin e popullatës sonë, për të ruajtur jetën e çdo njërit nga ne, institucionet kompetente të vendit kanë marrë një sërë masash e të cilat jemi të obliguar që ti respektojmë me në mënyrë rigoroze të gjithë , në këtë kuadër edhe Kryesia e BIK ka ndërmarrë një sërë masash që të parandalojmë infektimin nga virusi Covid -19”ka shtuar myftiu Tërnava.

Një ndër hapat që kemi marrë është edhe pezullimi i përkohshëm i namazit të xhumasë, dhe i namazeve të tjera në xhami. Krejt kjo për të ruajtur shëndetin tonë, për të ruajtur qoftë edhe një jetë njeriu dhe për ta tejkaluar këtë sfidë me sa më pak dëme.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ne të lemë anash obligimet tona ndaj Krijuesit, namazet tona do ti falim në shtëpitë tona, bashkë me familjet tona, nuk do e falim namazin e xhumasë, por do falim namazin e drekës, do të bëjmë lutje e dua që Zoti i Madhëruar të na jap durim, forcë e moral për të dal sa më parë nga kjo gjendje.

E kemi për obligim, që së pari të ruajmë shëndetin tonë, të kujdesemi për familjet tona, të kujdesemi e të mbështesim farefisin dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Në këtë kohë, më shumë se kurrë na duhet sabri-durimi, solidariteti me tjetrin, ndihmat për tjetrin, mbështetje për ata që po përballën në vijën e parë të frontit me covid-19, që po bëjnë gjithçka që ti shërojmë të prekurit nga ky virus vdekjeprurës.

Nga historia e dimë që ndër më të sprovuarit kanë qenë pejgamberët e Zotit, mirëpo ka qenë besimi në Zotin që ka bërë që me durim i kanë tejkaluar sfidat me të cilat janë përballuar. Ata na kanë porositur edhe ne- pra besimtarëve që ndjekim shembullin e tyre, të jemi të disiplinuar dhe të vendosur që t’ia dalim. Për këtë qëllim Zoti në shumë ajete Kuranore na ka mësuar duke na thënë, se“ vërtetë Allahu është me durimtarët”, “Përgëzoji durimtarët”, “Allahu i do durimtarët”!

Andaj duke u siguruar nga çka thamë më lartë mund të themi se për asnjë moment nuk duhet humbur besimin tek vetja dhe se mëshira e Zotit është me ne. Ne duhet të bëjmë më të mirën që ta tejkalojmë këtë gjendje gjithnjë duke lutur Zotin për mëshirë e rahmet ndaj nesh. Ai po ashtu ka drejtuar lutje për shërimin e të gjithë atyre që janë prekur nga virusi. “Ti lutemi Zotit të na ruaj, e të mos na sfidoj me virus, sepse virusët nuk njohin kufi, nuk njohin moshë, nuk njohin gjini, nuk njohin etni e nuk njohin as profesion. Pra na duhet vigjilencë, besim, profesionalizëm, urtësi e unitet që ta ruajmë shëndetin e popullit tonë”- shtiu myftiu Tërnava duke nënviziar se në këtë ditë xhumaje ftojë të gjithë që të bëjnë më të mirën për vendin e popullin. Në kohën kur ne po përballemi me pandemi, Kosovës iu shtua edhe një sfidë tjerë- kriza institucionale e politike e vendit.

Tërnava kërkon nga spektri politik unifikim të mendimeve dhe qëndrimeve

Duke parë situatën politike në të cilën po kalon vendi Myftiu Tërnava ka kërkuar që për hir të popullit të lehen anash interesat e ngushta partiake dhe bashkërisht ta tejkalojm këtë fazë në të cilën ndodhemi. “Në emër të juaj, për hirë të vendit, e të popullit, i drejtohem të gjithë spektrit institucional e politik që në këtë situatë të lënë me një anë interesat politike por të jenë unik në tejkalimin e kësaj sfide. Populli i Kosovës nuk e meriton edhe sfidën politike, nëse ne jemi të pafuqishëm kundrejt këtij virusi, besoj fuqishëm se krizën institucionale e politike mund ta shmangim.Të dashur vëllezër sot na duhet uniteti veprues, jo ndarja e përçarja, prandaj besoj se ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar ne këtë situatë”- ka shtuar myftiu Tërnava.

Myftiu Tërnava në fund ka kërkuar që bashkërisht të shprehim lutjen tonë drejtuar Krijuesit , që të gjithë të prekurit me virusin COVID -19 të shërohen, të mbështesim mantel bardhët për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përballje me këtë sfidë të rëndë, të lutemi që sa më parë mjekësia të gjejë ilaqin e duhur edhe për këtë virus, të kujdesemi për nevojtarët, të jemi pranë njëri tjetrit e me njëri tjetrin.

Të përfitojmë nga nata e bekuar e Israsë e Miraxhit, nga mësimet e porositë e tyre, pikërisht nga Miraxhi i pejagamberit kemi hedije- dhuratën më të çmuar e që është namazi, me të cilin ne jemi më afër rahmetit e razisë së Zotit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…