Prishtinë, 19 mars 2020-03-19

Në vazhdën e masave preventive për ta ndaluar përhapjen së pandemisë globale e njohur si Corona Virusit po ndërrmar edhe Kryesia e bashkësisë Islame e Kosovës. Ndër hapat që janë ndërmarr nga Kryesia e BIRK-ut janë që namazi i xhumasë dhe namazet e tjera të falen në shtëpi ndërsa të premten në vend të namazit të xhumasë të falet namazi i drekës, duke mos ndërprerë thirrjen e ezanit për vaktet, pezullimin e procesit arsimor si dhe mësim besimit . Sekretari i përgjithshëm i kryesisë së BIRK-ut Ahmet ef. Sadriu shprehet se me kohë e kemi njoftuar xhematin dhe opinionin e gjerë rreth këtyre masave dhe duke mbështetur se edhe në aspektin fetar në raste të tilla siç na udhëzon edhe Muhamedi a.s. që të kemi kujdesin e shtuar dhe tu shmangemi këtyre tubimeve në këtë situatë çfarë ndodhemi ne tani, për shkak se mund ta bartim këtë virus edhe tek tjerët. Ne kërkojmë mirëkuptim nga besimtarët tanë dhe njëherit i bëjmë me dije se këto masa janë marrë vetëm se të ruhet shëndeti i tyre si dhe mos të bartet virusi tek të tjerët. Ne kemi pezulluar mësimin në Medrese dhe Fakultetin e Studimeve Islame dhe mësim besimi nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Por kemi pezulluar edhe të gjitha tubimet me karakter fetar” –ka shtuar Sadriu.

Kryesia e BIRK-ut po ashtu është duke vazhduar me dezinfektimin e objektit të Kryesisë së BIRK-ut, Medresesë, FSI-së,objekteve arsimore dhe administrative dhe objektet fetare si xhamitë, abdes-hanet deh objektet e tjera dhe ky proces tashmë është në përfundim.

Sekretari Sadriu thotë se kemi kërkuar nga xhemati të respektohen këto masa sepse kjo është një fazë kalimtare edhe pse me të po përballet e tërë bota, por shpresojmë që kjo nuk do të zgjasë shumë dhe shpresojmë se do të dalim mirë dh eta tejkalojmë këtë situatë së bashku nëse iu përmbahemi këtyre udhëzimeve.

Ai në fund edhe një herë ka kërkuar që besimtarët gjatë qëndrimit në shtëpi ta shfrytëzojnë në namaz, lexim, lutje e këshilla në mënyrë që sa më lehtë ta kalojmë këtë situatë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…