Ballina Fjalime Fjala e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava në takimin e liderëve fetar të Ballkanin në Shkup

Fjala e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava në takimin e liderëve fetar të Ballkanin në Shkup

Bismilahi – Rrahmani – Rrahim!

I nderuar reis i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, zotëri Sulejman Rexhepi;
I nderuari kryetari i DIJANET-it të Turqisë, zotëri Mehmet Gyrmez;
I nderuari kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zotëri Selim Muça;
Të nderuar efendilerë;
kryetarë të Bashkësive Islame të rajonit;
Të nderuar të pranishëm!

Më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për ftesën e bërë dhe prezencën time dhe të kolegëve të mijë në këtë konferencë të radhës e cila po mbahet këtu në qytetin e Shkupit.

Sigurisht që unë përkrahi tërë atë që thanë parafolësit e mi, ndaj edhe nuk do të rikthehem që të përsëris dhe nuk do të jem i gjatë, por më lejoni që edhe unë në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës  dhe si Myfti i Kosovës të t’ju drejtohem me pak fjalë.
Dihet mirëfilli se komuniteti shqiptar është komuniteti më i madh në Ballkan që ka përqafuar islamin si fe.  Ky komb autokton tash e parahistorisë në këto troje i takon në shumicë këtij besimi, mirëpo edhe atij ortodoks, e edhe  atij katolik. Diversiteti apo lloj-llojshmëria në besim brenda kombit tonë veç ka shtuar në vazhdimësi respektin  e ndërsjellë dhe jemi krenar dhe konsiderojmë  begati të jashtë zakonshme brenda kombit tonë që historia as njëherë nuk ka shënuar as më të voglin ekses në raport me besimet që i ka ky popull apo ky komb.
Ndaj përgjegjësia e Islamit, nisur nga ky parim dashtë e pa dashtë,  bie mbi ne, ndaj ne duhet të jemi tepër të vetishëm dhe të dimë të punojmë së pari duke respektuar veten e më pastaj edhe të gjithë të tjerët.
Në rajon besoj se  nuk është një qasje e duhur në raport me besimet, ngase nuk guxon që islami edhe tash në këtë shekull  XXI, të shikohet  si një mish i egër në trupin e Bashkësisë evropiane, por duhet të shikohet si një realitet, dhe si një identitet  i cili duhet të integrohet  në shoqëritë evropiane  edhe më gjerë, dhe të bashkëjetoj  me besimet e tjera të cilat janë në Evropë e më gjerë.
Ndaj nuk guxon të ndodh që të favorizohet një, e të anashkalohet një besim tjetër me politikat të cilat mund të dalin nga qeveritë të ndryshme të rajonit e më gjerë.  Nëse dëshirojmë një mirëqenie të përgjithshme  të të gjithë njerëzve anë e  kënd botës  duhet qasje e drejt nga të gjithë  se i Madhi Zot ka vënë një barazi në mes njerëzve pavarësisht ç’farë besimi kanë, gjuhe apo race.
Islami as nuk ka qenë, as nuk është, e as nuk do të jetë fe e botës së tretë apo fe e shkretirës, por është një fe gjithëpërfshirëse botërore e cila ka zënë vend, dhe zë vend deri në kataklizmin përfundimtare nëpër tërë rruzullin tokësor, ashti sikur që janë edhe besimet e tjera anë e kënd botës .
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës  me tërë kuadrin e vet që ka, dëshiron që ta ruaj këtë traditë kaq të pastër islame tash e 600 e sa vjet në Kosovën tonë, duke mos i lënë vend  asnjëherë tentativave të mundshme  që të fusin edhe  mospajtimin më të vogël në mesin e besimeve këtu ne vendet tona. Mirëpo kjo do të arrihet falë një bashkëpunimi ndër rajonal dhe në nivelin e tërësishëm botëror.
Unë do të kthehem në temë, dhe mua më vjen keq që unë sot nuk mund të flas ashti si foli edhe homologu im këtu pra në këtë konferencë Reis ulemaja i Maqedonisë. Mua më erdhi mirë që edhe pse ka vështirësi shumë të mëdha, është duke u punuar në kthimin e pronave prej qeverisë së Maqedonisë. Nuk mund të them edhe atë që e tha edhe kryetari i Komuniteti Mysliman Shqiptar, sepse edhe atje është marr vendim për kthimin e pronave. Mund të them se në Kosovë prej vitit 1948 e deri në vitin 1965, mbi 90% e pronave vakufënore janë nacionalizuar nga pushteti i atëhershëm komunisto – ateist . Kosova qe tri vjet e pavarur ende nuk është marr vendimi në Parlamentin e Kosovës për kthimin e pronave, edhe pse ne kemi bërë një kërkesë të vazhdueshme  dhe se kërkojmë në vazhdimësi që pronat të kthehen  te pronari ngase atë që ata besimtarët e kanë lënë vakëf pronën e tyre e konsiderojmë se kanë bërë një vepër të shenjët.  Ndaj ajo duhet të mbet për atë që është dedikuar. Sigurisht që në Kosovë ka patuar dhe ka problem të natyrave të ndryshme, tashmë tri vjet pas pavarësisë së vendit mund të themi se kemi filluar të kemi një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet e Kosovës dhe ekziston një gatishmëri e bashkëpunimit dhe besojmë që Brenda këtij viti në Parlamentin e Kosovës do të merret vendimi për rikthimin e vakëfeve, rikthimin e pasurisë të Bashkësisë Islame por edhe të bashkësive të tjera fetare në Kosovë.
Ne jemi varfëruar shume me marrjen e pasurisë vakufënore dhe sigurisht që kjo ka qenë edhe politikë e sistemit komunisto ateist që bashkësitë fetare ti qes në shkopin e lypjes. Mirëpo tash pas këtyre proceseve demokratike besoj që nuk është më kjo një politike që meriton të avancohet, apo një politikë e cila duhet të fuqizohet,por një politikë, e cila duhet të luftohet, e bashkësitë fetare duhet të gëzojnë të drejta t e tyre që ju takojnë .
Unë me krenarinë më të madhe mund them  para juve se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, vetëm nëpër qytete deri sot në nivele komunale nga qeveritë komunale  kemi marr mbi 40 mijë metra katrorë, tokë për ndërtimin e xhamive dhe dyqaneve, kuptohet të gjithat gratis dhe kemi arrit që të shtojmë numrin e dyqaneve diku mbi 250 dyqane të reja apo lokale afariste te reja, si dhe ndarjen e shume parcelave nëpër fshatra për ndërtimin e xhamive të tjera .
Mirëpo, ajo e cila edhe më mua më mundon është edhe ajo që e thash pak më herët se nuk ka një qasje të njëjtë në raport me besimet, nga institucione dhe organizata ndërkombëtare. P.sh. para pak ditësh, kush ka lexuar në internet  ka parë se brenda Trashëgimisë Botërore, në Kosovë janë futur katër kisha, që unë e vlerësoj shumë, mirëpo shtrohet pyetja si nuk pati vend vetëm për një xhami që të futet nën mbrojtën e Trashëgimisë botërore, a thua nuk pati xhami me vlera monumentale të vjetra në Kosovë që meritojnë këtë, pikëpyetje tepër e madhe?????!!!!!!!!!.
Ndaj duhet korrigjuar edhe ata që merren me këtë problematikë, bile së paku të ruajnë atë diversitetin që po themi apo llojllojshmërinë e besimeve nëpër shtete të ndryshme të botës .
Kemi ne trashëgimi islame që meriton t’a ketë vendin brenda UNESKO-s , apo brenda trashëgimisë botërore.
Apo për shembull, rastin tjetër në Kosovë, unë e çmoj lartë ndarjen e 2 milion eurove nga Bashkësia Evropiane për restaurimin dhe konservimin e trashigimis fetare, historike, kulturore të qytetit të Prizrenit , si një qytet me vlera të jashtëzakonshme kulturore , historike e fetare, një gërshetim i kulturave e qytetërimeve dhe besimeve në Prizren. Bashkësia Islame e Kosovës , ka përshëndetur këtë nismë, mirëpo  jemi shumë të fyer kur brenda restaurimit, konservimit, ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore e fetare në Kalanë e Prizrenit  nuk parashihet rindërtimi i xhamisë që ka qenë prezentë në Kalanë e Prizrenit. Shtrohet pyetja pse? Sigurisht që përgjigjen duhet ta dimë, për këtë ne kemi kërkuar nga Brukseli që të rishikohet kjo problematikë dhe se xhamia që ka qenë shekuj me radhë në Kala duhet të ndërtohet nëse dëshirojmë të çmojmë dhe të vlerësojmë vetën tonë dhe besimin tonë që ne i takojmë dhe deversitetin e besimeve tona.
Apo për shembull nuk e di a ka pas rast diku tjetër që të ekzistoj minarja pa xhami, kjo ekziston në Prizren midis qytetit ku edhe në këtë projekt të trashëgimisë në Prizren nuk është paraparë rindërtimi i xhamisë së Arastës ku vetë minarja flet se aty ka qenë xhamia e cila është rrënuar në sistemin komunist. Atëherë nuk guxojmë ta avancojmë trashigimin e një besimi, por duhet që në mënyrë të barabartë të shikohen vlerat.pavarësisht kush janë ata, a janë nga Bashkimi evropian, apo nga UNESKO apo janë nga rajoni apo nga ndonjë vend tjetër. Duhet të respektohen të gjitha në mënyrën të njëjtët. Andaj unë kam kërkuar dhe kërkoj që ndërtimi i xhamisë në Kala ta behët, përndryshe Bashkimi Evropian nuk e ka kryer punën si duhet.
Unë kam edhe një fjali, kështu që duke përshëndetur këtë tubim, edhe njëherë unë po e shfrytëzoj prezencën.  Vërtet kjo konferencë të mos ketë karakter vetëm të takimit formal, por të ketë më tepër karakter pune dhe ngritje te zërit për shumë padrejtësi të cilat mund të bëhen në raport me fenë, në raport me besimet , a në veçanti të besimit islam, e ne jemi përfaqësues të besimit islam. Për shembull ky trup duhet të jetë më aktiv, të luan një rol edhe më të madh, ne duhet që të shprehim pakënaqësitë tona ndaj të gjithë atyre qeverive që dëshirojnë të ndërhynë në punët e brendshme të bashkësive fetare.
Nuk po potencoj shtet, por po them që duhet të shprehim pakënaqësitë tona. Të jemi edhe më të zëshëm në integrimin e vëllezërve e motrave tona tashmë që jetojnë në mërgatën tonë- në diasporë që po i themi ne, qofshin ata nga Maqedonia,  qofshin nga Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Kosova apo nga do qofshin, që ata të integrohen edhe më tepër në shoqërinë evropiane atje ku jetojnë mirëpo gjithherë duke e ruajtur identitetin islam dhe assesi, me asnjë kusht të mos tentohet në  tjetërsimin e besimit të tyre, por ata të kanë mundësi , që të integrohen në shoqëritë evropiane .
Besojë, që është një begati  për Evropën që ti integroj një 5-7%  të myslimanëve autokton e edhe të tjerëve të cilët jetojnë në Evropë në shoqërinë e madhe evropiane dhe bashkërisht të ecim kah e ardhmja e sigurt dhe të largohemi nga të gjitha të ligat dhe të këqijat dhe të punojmë që vërtetët islami të jetë, të merr atë formën, pamjen që e ka patur dhe që e ka, se islami është paqe, islami është fe e cila nuk ka as gjë të përbashkët as me fundamentalizmin, as me terrorizimin , as me vëllavrasjen, as me punët e veprat e liga e të këqija të cilat janë dhe po i shohim sot anë e kënd botës.
Islami është fe e paqes , e cila i thërret njerëzit në paqe, në afrim, në respekt, respekton diversitete, në llojllojshmëri të besimeve, i thërret ata në vazhdimësi të shtrinë dorën për ecje para të shoqërisë mbarë njerëzore, tek e fundit këtë na e ka mësuar edhe Allahu xh.sh. në Kuranin Famëlartë ku thotë :”O ju njerëz, Ju kam krijuara prej një mashkulli e një femre ju kemi bërë popuj e fise të ndyshme që ju të njiheni mes vete”. Ndaj ju falënderim që patet durimin të më dëgjoni edhe fjalën time dhe e ndijë veten mirë kur jam në një konferencë të tillë dhe në një shoqëri të tillë dhe mysafirëllak të tillë.

Faleminderit!
Shkup, 29 mars 2011

Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Mesazh i Myftiut Naim ef. Tërnava

Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të…