Ballina Lajme Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut z. Ahmet Sadriu priti në takim drejtorin e medresesë “Kartal Anadolu” z. Mithat Tekçam

Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut z. Ahmet Sadriu priti në takim drejtorin e medresesë “Kartal Anadolu” z. Mithat Tekçam

Prishtinë, 28 mars 2019

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Ahmet Sadriu, priti sot në takim drejtorin gjeneral të medresesë Kartal Anadolu Imam Hatip Lisesi, z. Mithat Tekçam. Sekretari Sadriu e falënderoi mysafirin për vizitën, e më pas e njohu edhe me punët dhe zhvillimet e Bashkësisë Islame. Ai gjithashtu e falënderoi mysafirin edhe për bashkëpunimin e mirë që kanë Medreseja e Kosovës me medresetë në Turqi.

Drejtori i medresesë “Kartal Anadolu” z. Tekçam, e falënderoi sekretarin Sadriu për pritjen, si dhe premtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet medreseve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Që të dyja palët ranë dakord, që këtë vit, “Java e Shkencës” të mbahet në medresenë e mesme “Aladuin”, dega në Prizren, me datë 22 prill 2019.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi ambasadorin e Francës Didier Chabert

Prishtinë, 19 prill 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,…