Ofertë për Ndërtim Nga: Kryesia e Bashkësisë Islame e REPUBLIKËS së KOSOVËS – Prishtinë Lënda: Ofertë për Ndërtim Referenca: Ndërtesa e vakëfit në Rahovec Data: 26 mars, 2019 Përshëndetje, Kërkohet nga ofertuesit e licencuar/regjistruar për ndërtim të ofertojnë për ndërtimin e Ndërtesës së Vakëfit në Rahovec sipas projektit të përgatitur.[1] Forma e kontratës është “Lump Sum”[2], për lloj të tillë të kontratës llogaria e pozicioneve bëhet nga vet ofertuesit, andaj pjesë e dosjes është edhe projekti[3]. Të ofertohet për të gjitha pozicionet e parapara gjerë në përfundim të tërësishëm të punimeve, “çelësat në dorë”. I tërë procesi i ndërtimit do të jetë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës dhe sipas rregulloreve mbi ndërtimin e ndërtesave të vakëfeve. Kriteret e vlerësimit të ofertueseve Përveç kushtit të çmimit më të lirë, kualitet të realizimit të punimeve i cili paraprakisht do të merret në konsideratë për vlerësim në bazë të përvojës paraprake të ofertuesve, gjithashtu e rëndësishme është edhe kohëzgjatja e realizimit të punimeve. Kohëzgjatja e paraparë për realizimin e punimeve sipas ofertuesit do të jetë: _ _ _ _ ditë kalendarike. Ofertuesi duhet të ja bashkëngjisë ofertës dokumentacionin ligjor: Regjistrimi si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe/ose të korporatës në vendin e tij të themelimit;Certifikatës se Biznesit;Certifikata e TVSH-së;Një vërtetim i nënshkruar nga administrata tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik, se operatori ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit; Dokumentacionin mbi kapacitetin ekonomik dhe financiar: Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të mjaftueshme se qarkullimi vjetor i operatori ekonomik, gjatë tri viteve të fundit (2016, 2017 dhe 2018) ka qenë jo më pak se 250 000 € (të vërtetuar nga banka). Dokumentacionin e kapaciteteve teknik dhe profesional: Lista e projekteve të realizuar në tri vitet e fundit, duke saktësuar: – Punët e përfshira (domosdo të këtë ndërtuar ndërtesë të ngjashme apo të përmasave më të mëdha); – Të saktësohen të gjitha projektet e punëve ndërtimore dhe aktivitetet ndërtimore në periudhën e shkuar trevjeçare, të përcjella me certifikata për kryerje dhe/ose përfundim të kënaqshëm të projekteve më të rëndësishme të punëve [referenca (të dëshmohen vlerat e projekteve të përfunduara), raportet e pranimeve teknike të punëve]. Kualifikimet shkollore dhe profesionale të personelit udhëheqës të operatorit ekonomik, drejtpërdrejtë përgjegjës për realizimin e projektit, gjegjësisht ndërtimit të ndërtesës: a. Menaxheri i projektit (inxhinier i diplomuar i arkitekturës ose inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë- konstruktiv) b. Inxhinier i arkitekturës ose inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë-konstruktiv; c. Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë–hidroteknikë; d. Inxhinier i diplomuar i elektrikes; e. Inxhinier i diplomuar i makinerisë; Për të lartshënuarit të dëshmohen diplomat dhe CV e tyre (sipas formës së “Europass”). KBIRK rezervon të drejtën që me rastin e zgjedhjes së fituesit të kërkojmë verifikimin e dokumenteve të ofruara; Raportin për mjetet, stabilimentet dhe pajisjet teknike që janë në dispozicion të operatorit ekonomik për realizimin e projektit; Planin e hollësishëm dinamik mbi realizimin e punimeve sipas pozicioneve të parapara. Kompanitë e interesuara dosjen për tenderim e projektit mund ta kërkojnë në këtë adresë elektronike: [email protected] (zyra e arkitektëve të Kryesisë së BIRK-së në Prishtinë) Kërkesa për tërheqjen e dosjes për tenderim mund të bëhet deri me dt. 1 prill 2019, kurse dorëzimi i ofertës së kompletuar bëhet deri më datë 5 prill 2019, ora 15:00, në këtë adresë: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ZYRA E ARKITEKTËVE, Rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, 10 000 PRISHTINË. Oferta duhet të përmbaj çmimin e materialit pa TVSH dhe të jetë e vlefshme për një muaj. Kohë për të cilën do të njoftoheni nëse jeni të zgjedhur për nënshkrim të kontratës. KBIRK mbanë të drejtën ekskluzive për përzgjedhjen e ofertuesit të suksesshëm. Ftoheni të ofertoni me çmime të arsyeshme sipas tregut aktual të Kosovë dhe të prezantoni në dosjet e juaja të ofertave të gjitha dokumentacionin e kërkuar. Ofertuesi i suksesshëm do të njoftohet për nënshkrimin e kontratës, në të cilën kontratë do të parashihen të gjitha proceset e mbarëvajtjes së punimeve. [1] Pjesë e ofertës është edhe paramasa e përafërt, e cila duhet të ju shërbej për lehtësim të të kuptuarit të vëllimit të punimeve. [2] Definicion i shkurtër i llojit të tillë të kontratës është: ‘’zotim për ndërtimin e projektit ‘’X’’ për ‘’Y’’ euro’’. Ofertuesit duhet të jenë të familjarizuar me këtë lloj të kontratës. [3] Projekti mund edhe të pësojë ndonjë ndryshim eventual, por assesi ndryshim madhor.